Category: Lobi

165869834_523353939055112_3797632681708649751_n (1)

Kuvendi që solli emocione të veçanta gjatë takimit për zgjedhjen e strukturës së re të Lobit në Norvegji

🇧🇻 Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, pas kuvendeve të degëve në Greqi dhe Zvicër, mbajti kuvendin e dytë zgjedhor edhe në Norvegji.

I organizuar me platformën online ZOOM, pjesë e takimit ishin; inicuesi për themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për Gjermani, Kemail Shaqiri, bashkëatdhetari nga Karakurt-Ukrainë, Aleksander Lekhov, kryetari i SH.K.H, Fehmi Agani në Norvegji, Besnik Ramadani, Radio Rilindja nga Oslo, Alush Balichi, Petrit Alijaj përfaqësues i degës-Itali, përfaqësues të degës –Greqi, Petrit Selmani, Majlinda Roka, përfaqësues të degës në Zvicër, Sutki Hulaj dhe Ilias Mustafi, prof. Elvis Duro, dr. Gazmend Berisha, kontribuuesi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga Suedia, L iridon Sefaj, e të tjerë.

Kuvendi rrjedhi sipas agjendës në sistemin online ZOOM.

Mysafiri që i japi një ndjesi shumë të veçantë takimit, ishte shqiptari nga Karakurt-Ukrainë, Aleksander Lekhov.

Rrefimi i Lekhov rreth historikut të identitetit, dëshires së flakët tij për të ruajtur vlerat dhe kulturën e shqiptarëve në Ukrainë dhe kënga e shprehur nga thellësia e zemrës tij  “Moj Shqipëri moj nëna ime”,  ishin aresyet që bënë me lot shumicën e pjesmarrësve.

Aleksander Lekhov pranoi që të bëhet pjesë e Bordit Drejtues të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji dhe u premtua për bashkëpunim dhe zgjerim të Lobit Shqiptar edhe në Ukrainë.

I tërë procesi u incizua dhe do bëhët publik së shpejti.

Në Kuvend u shpalos raporti punës pesë vjeçare, raporti financiar, vizioni, qëllimi, strategjia dhe plani i punës per katër vitet e ardhshme.

Një dokumentacion i tillë ishte derguar tek asamblistët tri javë para datës së mbajtjes së Kuvendit.

Në këtë Kuvend, me dy mungesa dhe një abstenim, u votua për kryetar, Fehmi Bekteshi.

Bekteshi njihet si aktivist nga viti 1992, ka qenë aktiv në mësim plotësues për fëmijët shqiptarë, kryetar i shoqatës Kulturore《Jæren》 njëri ndër themeluesit e shoqatës《ALBNOR》për Rogaland,  organizator i shumë turnirëve futbolli dhe mbrëmjeve festive me qëllime të përfitimeve të ndihmave humanitare në vendlindjen, aktivist në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, i cili ishte edhe asamblist në Asamblenë e përgjithshme në Greqi.

Bekteshi, është i martuar, baba i katër fëmijëve.

Përkundër që menaxhon biznesin e tij familjar, premtoi se do gjëjë kohën e duhur edhe për obligimet kombëtare që peshojnë mbi supe secilin aktivist të ndërgjegjshëm.

Kryetari i deritanishëm Xhafer Ahmetaj kishte paralajmëruar mos kandidaturën e tij kohë më parë. Kjo për arsye të distancës së lartë gjeografike nga qytetet ku banojnë shumica shqiptare në Norvegji.

 Ahmetaj  u çmua lartë nga asamblistët dhe mysafirët për kontributin e tij që nga përfaqësimi i tij në Kuvendin Iniciues të 20.02.2016, si kryesuesi i celulës organizative për Norvegji  me emër Lobi Euro-Atlantik Shqiptar.

Një emër dhe frymë organizative që u votua në Kuvendin Iniciues në Gjermani më 20.02.16.

Tutje u zgjodh edhe kryesia dhe pesë asamblistët që do marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme në Greqi në muajin maj, nese kushtet e lejojnë këtë për arsye të Covid-19.

Përfaqësuesi i Sh.H., Fehmi Agani, Bradnik Ramadani, ai i Rilindjes në Oslo, Alush Balichi dhe dr. Gazmend Berisha nga Oslo premtuan për bashkëpunim të ngushtë me Lobin Euro-Atlantik Shqiptar.

Dr. Gazmend Berisha pranoi rolin e zëvendës asamblistit për Asamblenë Zgjedhore në Greqi dhe premtoi bashkëpunim të sinqertë për çështje kombëtare dhe profesionale.

Çdo gjë rrjedhi me frymën pozitive dhe demokratike duke u shoqëruar kohë pas kohe me këngë dhe mesazhe të fuqishme.

Dega e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji do vazhdojë rrugëtimin e tij me objektiva prioritare, si:

▪︎Rrjetizim dhe lidhje bashkëpunimi me shoqata ku mungon kjo;

▪︎Mbrojtjen e vlerave tona kombëtare me fokus organizimin e gjuhës shqipe;

▪︎Ngritjen e vullnetarizmit duke u bazuar në strategjinë që ka shteti Norvegjez;

▪︎Strukturimin e organizatës duke ndarë punën permjes 7 departamenteve që parashikon Platforma;

▪︎Zbatueshmërinë e planit të veprimit;

Bordi Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, dega në Norvegji falenderon përzemërsisht mysafirët në këtë takim të rëndësishëm, asamblistët dhe Komisionin Zgjedhor i cili bëri një punë të mrekullueshme që procesi të rrjedh mbarë në çdo Kuvend zgjedhor deri më tani.

Po ashtu, falenderim edhe për dy degët si motra (Zvicër dhe Greqi), që ishin prezent në Kuvend, presidentja e Lobit Brikena Qama, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, Blerta Rukoli, Daut Haxhaj, Sutki Hulaj si dhe Petrit Aliaj nga Italia, i cili shprehi gadishmërinë përkonstituimin e degës së Lobit në Itali.

Read More
FotoKolazh1-scaled

Kanada: Shqiptari dhuron pesë respiratorë për spitalet në Kosovë

Vlerat dhe virtytet njerëzore, përveçse në ditë të mira, tregohen gjithashtu edhe në ditë të vështira. Në këtë kohë kur krejt bota po merret me mundësinë e ruajtjes së vetvetes nga pandemia duke u mbyllur brenda mureve, apo edhe duke e ruajtur distancën sociale megjithatë dikush e ka në mendje ndihmën për atdheun.

Shoqata Bamirëse “Sons of Eagle” (Djemtë e Shqipes) që vepron në Toronto të Kanadasë që nga viti 2018, ka treguar veten çdo herë që i është dhënë mundësia për ndihmë Shqipërisë dhe Kosovës.

Këto ditë të pandemisë COVID- 19 ka nisur një ndihmë të madhe për Klinikën Infektive në Prishtinë dhe Spitalin e Komunës së Gjakovës.  Ahmet Hoti, udhëheqës i shoqatës në një bisedë të shkurtër për gazetën “Diaspora Shqiptare, tregon se pak ditë më parë  shoqata “ka dërguar katër respiratorë të oksigjenit, një aparat të sterilizimit dhe një karrocë në Spitalin e Gjakovës, ndërsa sot ka arritur një respirator tjetër në Klinikën Infektive në Prishtinë. Respiratorët dhe të gjitha pajisjet shoqëruese i kemi dhuratë nga shoqata bamirëse “Not just a Tourist” në Kanada, e cila na ka ndihmuar prej themelimit të shoqatës sonë.”
“Duke e parë gjendjen e spitaleve tona nga disa vizitat që kemi pasur në të kaluarën, ne jemi vënë në lëvizje dhe po mundohemi ta japim kontributin tonë në kalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë të këtij virusi vdekjeprurës, dhe deri më tani kemi dërguar rreth 100 karroca me maska, disa proteza edhe mjete të tjera higjenike”.
Shoqata gjatë këtyre dy viteve ka dhuruar shpeshherë pajisje spitalore në spitalet shqiptare si p.sh. në maj të vitit 2018 ka dërguar në Spitalin “Haxhi Derri” në Krumë karroca për pacientët me nevoja të veçanta si dhe për emergjencat e spitalit. Gjithashtu janë bërë donacione nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si Kukësi, Fieri dhe Durrësi. Shoqata është treguar mjaft aktive edhe në nëntor të vitit të kaluar pas tërmetit të shkallës së lartë në Shqipëri duke dërguar disa kontigjentë me veshmbathje për të dëmtuarit e tërmetit në qytetin e Durrësit.  Të gjitha këto i ka bërë z. Hoti me bashkëpunëtorët e shoqatës, dhe me partnerë të tjerë si Xhamia Shqiptare e Torontos dhe me aktivistë dhe patriotë të tjerë jo vetëm të Torontos por edhe të qyteteve të tjera të Kanadasë.
Ahmet Hoti shprehet i kënaqur që edhe maskat mbrojtëse që kjo shoqatë kishte dërguar në Shqipëri para disa vitesh, dhe që ruheshin në depot rezervë֝ të shtetit, tani pas përhapjes së virusit “Corona” kanë hyrë në përdorim nga shteti shqiptar.

Ahmeti bën thirrje shqiptarëve të këtushëm që nismave të kësaj shoqate t’i bashkohen edhe më shumë bashkëkombas, sepse “çfarëdo që më ofrohet për ta dërguar në mëmëdhe jam i gatshëm ta jap maksimumin e mundshëm”.

Read More
152079905_119535373424691_2388751769336626137_o

Shqiptarja e nominuar për çmimin “Inspirational Global Woman of the Year 2021 Award”

Jonela Hasani, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nominuar për “Inspirational Global Woman of the Year 2021 Award” nga “Global Woman Club”.

Në datat 5 deri 8 mars 2021 do të zhvillohet “Global Woman Summit 2021”, gjatë të cilit do të bëhet shpërndarja e çmimit. Deri më 1 mars 2021 është i hapur votimi për këtë çmim.

“Jam nominuar për çmimin ′′Gruaja Globale frymëzuese e Vitit 2021′′ nga Klubi Global i Gruas Globale. Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar që jam mes grave të tjera frymëzuese të mrekullueshme nga e gjithë bota”, shprehet zonja Hasani.

Read More
159248018_434117067818018_307285570490037425_n-780×439

Përkujtohet Ibrahim Halilaj – në vitin 2009 ishte njëri nga 15 viktimat e aktit makabër në një shkollë në Gjermani

Janë bërë 12 vite nga vdekja e 17 vjeçarit Ibrahim Halilaj, nga Terdefci i Drenasit, i cili ishte njëri nga 15 viktimat e aktit makabër në vitin 2009 në Gjermani.

Ibrahimi kishte gjetur vdekjen bashkë me tetë shoqet e klasës, tri mësueset dhe katër qytetarë të tjerë gjermanë.

Ai konsiderohej një nxënës i qetë, i zellshëm dhe shumë i dashur me të tjerët. Po ashtu, Ibrahimi vlerësohej si një djalosh që e donte shkollën, vendlindjen e sportin.

Në kujtim të tij, familja Halilaj ka dhënë mesazh prekës për të.

“I dashur biri ynë, vëllai ynë. Erdhi prapë data 11.03, një datë dhe një ditë shumë e rëndë dhe e pa harruar, me plagë të pa shërueshme në zemrat tona. Gjithmonë do të jemi krenar për ty. Me shumë mall, prindërit, vëllai dhe motrat”, kujtojnë familja përmes një letre.

Shemsi Halilaj, babai i Ibrahimit, kishte emigruar së bashku me familjen e tij në Gjermani në fillim të viteve të 90-ta.

Ibrahimi ishte djali me i madh i familjes Halilaj.

Tragjedia kishte ndodhur pasi një i ri gjerman kishte shkrepur 112 plumba dhe në fund ishte vetëvrarë.

Ai sipas autoriteteve gjermane, konsiderohej me të meta psikike.

Read More
blerona-600×360-2-696×464-11-696×460-1

Shqiptarja, shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë

Quhet Fadije Brahimi, jeton prej 30 vjetësh në Norvegji, është shqiptarja e parë që përfundoi universitetin 3-vjeçar për oficere policie në një nga institucionet arsimore më të larta policore në botë.

Brahimi ka arritur suksese të mëdha profesionale, pasi është vlerësuar me grada të larta në policinë norvegjeze, duke u emëruar së fundmi dhe përgjegjëse e sektorit të hetimeve në qytetin ku jeton.

Përveç saj, në universitetin ku edukohen oficerët e rinj në Norvegji, kanë filluar të studiojnë edhe femra të tjera shqiptare.

Read More
876×400-px-61

Shqiptari që ka ndihmuar në lançimin e 800 SME-ve në Belgjikë

Pak mund ta dinë se Amet Gjanaj është shqiptari që  për 15 vite ka ndihmuar në lançimin e mbi 800 bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë gjeneruar mbi 1.200 vende pune për banorët e Brukselit. Ai është gjithashtu deputet në Parlamentin e Belgjikës që nga viti 2014. Përpos kësaj, ai është edhe anëtar  i Unionit Shqiptar të Biznesit në Belgjikë.  Sipas tij, Shqiptarët në përgjithësi njihen në Belgjikë si biznesmenë të suksesshëm për shkak se janë shumë dinamik .

“Shqiptarëve u mungojnë modelet e bizneseve të suksesshëm për t’i aplikuar vetë. Biznesmenët Shqiptarë janë të përqëndruar në disa sektorë ku janë realisht të suksesshëm. Është e nevojshme t’u prezantohen modele të tjera që të zgjerojnë fushen e veprimit dhe të lançojnë biznese në sektorë edhe më të leverdisshëm,” nënvizon Gjanaj.

Ai e pranon se paragjykime ekzistojnë për shqipëtarët në Belgjikë por nëse  arrin tja dalësh me sukses në biznes, Belgjika është shumë pozitive me ty.

Më poshtë është intervista e plotë me Z. Gjanaj:


Kush është Amet Gjanaj ?

Vendlindja : Bruksel, Belgjikë

Mosha : 47 vjeç

Viti kur prindërit u larguan nga Shqiperia: 1956

Fusha e Ekspertizës: Jam i diplomuar në shkencat ekonomike në Universitetin e Lirë të Brukselit.Kam punuar 15 vite në këshillimin dhe nxitjen e biznesit të vogël dhe të mesëm. Për 15 vite kam ndihmuar në lançimin e mbi 800 bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë gjeneruar mbi 1.200 vende pune për banorët e Brukselit.

Cila mendoni se ishte arsyeja kryesore që prindërit e tu u larguan nga Shqipëria?

Prindërit janë arratisur nga Kukësi i Shqipërisë në vitin 1956. Arsyeja kryesore ishte për ti shpëtuar komunizmit. Pas largimit nga Shqipëria familja kaloi 4 vite në Kosovë dhe pastaj 2 vite në një kamp të Kroacisë. Në 1962, janë transferuar në Belgjikë.

Na tregoni diçka më shumë për përvojat e tua të para si i huaj në Belgjikë dhe çfare ka ndikuar më shumë tek ju në zgjedhjet që keni bërë në jetë?

Dhe pse jam i lindur në Belgjikë, dhe Belgjika është vend që i detyrohem shumë per mikëpritjen që kanë treguar belgët ndaj prindërëve dhe gjyshërve të mi dhe për mundësitë që m’i ofroi mua dhe familjës sime (shkollimin, punen etj), mund të them se ndjehem gjithashtu Shqiptar dhe jam krenar për këtë.

Historia e emigrimit të prindërve të mi është një odise e vërtet, burim inspirimi për mua për çdo hap të jetës sime. Në kujtesën time kam të ngulitur kohën kur familja ime bashkë me të gjithë Shqiptarët e tjerë kalonin nga një jetë me marrëdhënie pothuajse plotësisht brenda komunitetit shqiptar në një integrim gradual në shoqërinë belge. Ndërkohë që të rriturit shqiptarë hasnin në vështirësitë ndër më të mëdha për të gjetur mjetet e jetesës me mallin e madh për vendin e origjinës dhe momente të vështira, çuditërisht ne, fëmijët e lindur në mërgim, gëzonim një jetë të gëzueshme. Përditë vinin fëmijë shqiptarë në shtëpinë tonë ose shkonim te ndonjë familje Shqiptare ku gjenim fëmijë të tjerë për të luajtur. Për më tepër që unë jam më i vogli i vëllezërve dhe motrave të mi dhe s’mbaja pothuajse asnjë përgjegjësi.

Për këtë arsye, kontaktet e para të mia me jetën jashtë komunitetit shqiptar dhe familjes time nuk ishin aq edhe të këndshme duke pasur parasysh që marrëdhëniet ndërmjet belgëve ishin shumë më të ftohta dhe sipërfaqësore. Nuk përjashtohen dhe disa raste, por të rralla, kur ndjeheshim të diskriminuar. Në vija të përgjithshme, integrimi nuk ka qenë i rëndë dhe mundësitë ekzistojnë aq sa të kesh vullnet.

Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion?

Pas një eksperience 2 vjeçare në një qendër koordinimi financiar për një firmë të fuqishme në sektorin e veshjes së pjesës së brendshme të automjeteve, fillova punë në sektorin e këshillimit dhe nxitjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, ku punova për gati 15 vjet me shumë pasion. Njëkohësisht fillova të merrem me politikën lokale.

Si ishte rrugëtimi juaj drejt Parlamentit të Brukselit?

Eshtë një pune disavjeçare në ndihmë qoftë të personave të komunitetit shqiptar qoftë të atyre të komuniteteve të tjera të pranishme në Bruksel që kurorëzohet me këtë sukses.

Gjatë gjithë këtyre 15 viteve ku unë kam qenë aktiv në fushën le të themi publike kam qenë në kontakt direkt me shumë qytetarë për lloj lloj problemesh, kërkesash, organizimesh apo eventesh. Angazhimi im për t’ju përgjigjur me përkushtim këtyre të fundit ka qenë vendimtar në krijimin e besimit tek njerëzit se do të mund të jem një perfaqësues i denjë në Parlamentin e Brukselit.

Kam kandiduar për herë të parë në zgjedhjet lokale në vitin 2006 ku mora menjehere mandatin në këshillin bashkiak. Në 2009 kandidova për herë të parë për parlamentin e Brukselit por atehere më munguan rreth 160 vota për të marrë mandatin. Me shtimin e numrit të Shqiptarëve dhe ndërgjegjësimin më të madh të tyre për nevojen e marrjës së një mandati sikundër komunitetet e tjera të huaja, më 2014, arritëm të futet për herë të parë në Belgjikë, por jo vetëm, një Shqiptar si deputet.

Prej më shumë se 15 vitesh ju keni këshilluar shumë biznese…na flisni pak më shumë mbi klimën e Biznesit në Belgjikë. A ka konkurrencë dhe a ka paragjykime mbi të qenit shqiptar i suksesshëm në Bruksel?

Si për çdo shtet të avancuar europian kuadri ligjor dhe infrastruktura janë me nivele të larta, çfarë krijojnë kushte të mira për biznesin. Programet nxitëse për biznesin dhe financimet e disponueshme janë shumë të favorshme. Në të njëjtën kohë, konkurrenca është e madhe dhe niveli i pagesave për sigurimin shoqëror dhe të tatimeve është shumë i lartë. Prandaj, duhet bërë një studim i detajuar për të patur sukses në fushen e biznesit në Belgjikë. Paragjykime mbit ë qenit shqiptar ekzistojnë por nëse ia del që të jesh i suksesshëm me biznesin tënd, kjo vlerësohet shumë pozitivisht nga Belgjika.

Çfarë vlerësoni ju tek vetja dhe çfarë vlerësojnë të tjerët tek ju?

Tek vetja vlerësoj punën dhe vullnetin për të qenë gjithmonë në shërbim të komunitetit pa arrogancë dhe me përkushtimin më të madh. Të tjerët mendoj unë, vlerësojnë vazhdimësinë në punën për komunitetin dhe mundësinë që jap për të më takuar dhe për qarë hallin e tyre dhe faktin që jam mes tyre duke ndjerë të gjitha ato që ndjejnë ata vetë si komunitet.

Çfarë ju ka motivuar më shumë në rrugën tuaj drejt suksesit? Ku gjeni mbështetje në momente të vështira?

Duke pasur parasysh vullnetin e madh që kanë patur të parët tanë në Belgjikë për të përmirësuar jo vetem kushet e tyre individuale por gjithashtu për të realizuar vepra me përfitime kolektive; si për shembull hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe; këto më kanë shërbyr si motivim që të arrij dhe të jem i dobishëm për të tjerët. Ndërsa, familja, në veçanti Nana, është mbështetja më e fuqishme në jetën time.

A njihni sipërmarrës te tjerë shqiptarë të cilët punojnë në Belgjikë? Janë të suksesshëm? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund ti atribuohet suksesi në biznes?

Shqiptarët në përgjithësi njihen si biznesmenë të suksesshëm për shkak se janë shumë dinamik. Kështu njihen këtu. Shqiptarëve u mungojnë modelet e bizneseve të suksesshëm për t’i aplikuar vetë. Biznesmenët Shqiptarë janë të përqëndruar në disa sektorë ku janë realisht të suksesshëm. Është e nevojshme t’u prezantohen modele të tjera që të zgjerojnë fushen e veprimit dhe të lançojnë biznese në sektorë edhe më të leverdizshëm.

Ju jeni anëtar i Unionit të Biznesit Shqiptar në Belgjikë. Çfarë pretendoni të arrini me këtë angazhim ?

Unë jam zgjedhur kryetar i Unionit të Bizneseve për Beneluks. Prentendimi është që t’i evidentojmë të gjitha bizneset që drejtohen nga Shqiptarët dhe t’i anëtarësojmë në Unionin tonë që të krijojmë një fuqi vepruese si për vetë bizneset e rrjetit, për t’i përforcuar ato me këshilla, formacione dhe seminare dhe për t’i bashkëlidhur ato në projekte investimi në Beneluks dhe në vendet tona.

Kemi qëllimin gjithashtu që të krijojmë kontakte me firma të Beneluks-it, që të krijojmë panele investitorësh për në vendet tona.

Mbështetja e aktiviteteve kulturore shqiptare dhe promovimi i turizmit në Shqipëri, Kosovë dhe trevat tjera Shqiptare janë dhe dy qellime të rëndësishme për neve.  

Kosova apo Shqipëria, a kanë vëmendjen tuaj si potenciale për investime? A është momenti tani apo ende nuk ka ardhur një moment i duhur për investime? Çfarë mendoni se mungon dhe çfarë mund të përmirësohet?

Iniciativa e themelimit të Unioneve në 18 vende të botës është një inisiativë e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës me mbështetjen e donatorëve të huaj.

Së fundmi në takimin vjetor të mbajtur në Shqipëri dhe Kosovë, kemi marrë mbështetjen e autoriteteve politike më të larta të vendeve tona. Ajo që kërkohet më shumë është, që investimet që bëhen të kenë sigurinë dhe të mos varen nga politika e ditës.

Kërkohet që të mos ketë pengesa administrative e burokratike dhe që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet e administratës dhe të politikës. Akoma ka mbetur përshtypja se bizneset mund të kërcenohen nga hallkat më të errëta të shoqërisë shqiptare. Shumë gjëra kanë evoluar në drejtimin e duhur por ngelet akoma për të bërë që investitori të ndjehet i sigurtë dhe i qetë për të investuar në Shqipëri e Kosovë.

-Ju faleminderit për kohën.

– Shumë faleminderit për intervistën dhe përfitoj nga rasti të përshëndes lexuesit e revistës suaj

Read More
1-1

Qielli është i vetmi limit për astronomen shqiptare

Talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e astronomisë. Mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin e ëndrrave, në destinacionin e duhur. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Pranvera Hyseni, astronome shqiptare, me ambicie të mëdha, shkruan albinfo.ch.

Ajo bëri shumë “zhurmë” në Kosovë për arritjet e saj dhe çmimet e fituara si astronome.

Ani pse e lindur dhe e rritur në Kosovë, me mundësi dhe mjete jo të mira për astronomi, nuk e ndaloi së realizuari ëndrrën e saj.

Që në moshë të re kishte tërheqje ndaj fushës së astronomisë, duke u “zhytur” thellë në gjithësi, se një ditë ka për t’u bërë një studiuse astronomike, shkruan tutje albinfo.ch.

Sheti i Kosovës nuk ka ofruar mundësi njohjeje me fushën e astronomisë dhe vazhdon ende të ketë mungesa mjetesh për këtë lëmi.

Pavarësisht kësaj, Pranvera, edhe pse në moshë të re, pasionin që kishte për astronomi, bëri që në janar të vitit 2015 të themelojë organizatën “Astronomy Outreach Kosova”, bashkë me disa profesorë dhe një numër të rinjsh të apasionuar pas astronomisë.

“Në fillimet tona, ne kemi startuar në mënyrë amatore, me disa teleskopë që kemi siguruar si donacion nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Përmes këtyre pajisjeve, jemi munduar të realizojmë aktivitete të ndryshme, edukative- shkencore në shkolla të ndryshme të Kosovës, duke u dhënë një mundësi që ata të mund të vrojtojnë trupat qjellorë, diçka të re që në shtetin e Kosovës nuk ka qenë më herët”, është shprehur Pranvera në një intervistë.

Duke punuar me vullnetin e mirë, ky grup i të rinjve realizoi organizatën joqeveritare “Astronomy Outreach Kosova” që për pak kohë arriti të bëhet e njohur ndërkombëtarisht edhe nga figurat e njohura shkencore, që tani janë duke gëzuar mbështetje maksimale në të gjitha format.

Teleskopët e parë në këtë organizatë erdhen nga Shtetet e Bashkuara dhe sigurimi i pajisjeve ka qenë shumë e rëndësishme për këtë organizatë, shkruan albinfo.ch.

Pranvera është themeluese dhe drejtoreshë e “Astronomy Outreach Kosova”, program me më shumë se 200 pjesëmarrës që punon për të ngjallur interesim për astronominë mes fëmijëve në gjithë Kosovën. Duhet theksuar se shoqata gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë.

Vlen të cekët se kjo organizatë është programi më i lartë për shpërndarjen dhe popullarizimin e astronomisë në Kosovë.

Në vitin 2020 Pranvera filloi studimet në Shtetet e Bashkura të Amerikës, në Universitetin e Kalifornisë, në Santa Claus, studime Mastër, në Shkenca Planetare, për studimin e sistemit diellor dhe planetëve të tjerë.

Ajo është edhe një promovuese e shkëlqyer e Kosovës dhe po përfaqëson shqiptarët në mënyrën më të mirë me botën e saj të pasur në shumë konferenca shkencore, ndërkombëtare, duke përmendur Kosovën dhe duke siguruar donacione të shumta për astronomi.

Një asteroid merr emrin “Pranvera”

Një asteroid ose planet i vogël është emëruar me emrin e themelueses së “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera.

“Asteroidet janë një ndër trupat qiellorë që unë më së shumti merrem me ta dhe i fotografoj. Shpeshherë asteroidet emërohen sipas personave që i zbulojnë apo ata që japin një kontribut të caktuar në shkencë. Kjo ka qenë një nder jo vetëm për mua, por për gjithë Kosovën” sepse është votuar nga të gjithë astronomët”, shprehet ajo.

Në faqen e Unionit Ndërkombëtar të Astronautëve, Pranvera përshkruhet si një përfaqësuese entuziaste e Kosovës në Astronomi.

Përvoja në NASA

Pranvera, përveç tjerash, ka vizituar edhe Departamentin e shkencave në Cyrih të Zvicrës, madje pa nga afër shkëmbin hënor të sjellë nga NASA në Milano të Italisë, ku pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të astronomisë, shkruan albinfo.ch.

Në atë kohë, me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASA-s në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Hyseni ka përfaqësuar Kosovën denjësisht në tubime dhe konferenca të shumta shkencore anembanë botës. Ajo ka vizituar qendrat e NASA-s, SpaceX dhe Northrop Grumman, qendra astronomike.

Për të ka qenë shumë interesante të shihet gjithë ajo teknologji amerikane në institutin NASA. Sipas saj, shteti amerikan e vlerëson shumë edukimin, jo vetëm të astronomisë, duke zotëruar të gjitha mundësitë, prandaj edhe ka filluar studimet pikërisht në këtë vend.

Fituese e çmimit “Michael D. Reynolds”

Në vitin pandemik, Pranvera nuk reshti së punuari. Për angazhimin e saj u nderua me çmimin “Michael D. Reynolds” nga Organizata Ndërkombëtare e Vëzhguesve Hënorë dhe Planetarë, shkruan tutje albinfo.ch.

Çmim ky, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë në popullarizimin e shkencës së Astronomisë.

Duhet theksuar se organizata në fjalë ka dhuruar një shumë të konsiderueshme financiare për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në shtetin e Kosovës.

“Qielli është limiti për Pranvera Hysenin”

Read More
maudet45

Politikani zviceran, Maudet për integrimin e shqiptarëve: Të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës

Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet.

”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e nga pak, humbën rëndësinë e tyre dhe, gjatë një faze të dytë, kur isha kreu i integrimit, kërkuam të mbështesim dhe forcojmë marrëdhëniet me kulturën e origjinës”, thotë ai për Atsh.

Maudet, i cili ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Gjenevës, thekson se shumë përfaqësues të këtij komuniteti kontribuojnë edhe në jetën politike të vendit të tij.

”Ka më shumë të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës, veçanërisht në botën politike. Ka persona që janë zgjedhur në parlament, në parlamentin e kantoneve ose parlamentin komunal. Për këtë arsye, dallimi për nga origjina është gjithnjë e më pak i rëndësishëm… Komuniteti shqipfolës është i integruar mirë, kështu nuk është më e nevojshme që të perceptohet si një grupim i veçantë”, thotë Maudet në intervistë.

Lidhur me marrëdhëniet me diasporën, Maudet, i cili shkruan rregullisht edhe në gazetën ”Blick”, thotë se ”unë kam shumë miq shqiptarë, sidomos për shkak të funksioneve të mia, të kontakteve me përfaqësuesit diplomatikë, kryesisht konsullorë, të vendeve të Ballkanit, padyshim edhe nga Kosova, një komunitet mjaft i përfaqësuar në Gjenevë. Kam marrëdhënie me shumë mjedise shoqatash, që kanë tituj të ndryshëm, histori të ndryshme dhe që kanë kontribuar me integrimin e komunitetit shqipfolës në Gjenevë”.

Për më tepër, vijon ai, kam patur shansin, nëpërmjet funksioneve të mia, si kryebashkiak i Gjenevës apo si këshilltar Shteti, që të kem punonjës me origjinë nga Kosova nëpërmjet të cilëve këto marrëdhënie janë zgjeruar.

Pierre Maudet, i njohur nga komuniteti shqiptar për shumë projekte, si ai ”Papirus”, është kandidat për Këshillin e Shtetit në kantonin e Gjenevës.

“Mbeta mjaft i kënaqur me rezultatet e raundit të parë, sepse, pavarësisht që nuk bëj pjesë në asnjë parti, gjë që konsiderohet si pengesë e madhe, arrita të mbledh rreth 23% të elektoratit, nën një listë të emëruar “Liri dhe drejtësi sociale”, që është një listë shumë e madhe dhe e gjerë”, shprehet ai.

Lidhur me projektin e tij “Papirus”, projekt i nisur në 2017, Maudet shprehet se “objektivi është të rregullojë situatën e personave pa dokumente, të ardhur veçanërisht nga Amerika e Jugut, por sigurisht, për shembull, edhe nga Ballkani. Ai bën të mundur që ata që jetojnë paqësisht prej dhjetëra vitesh, shpesh familje, kontribuojnë në ekonomi, por nuk ekzistojnë ligjërisht, të mund të njihen, të kenë një status, të paguajnë taksat dhe tatimet dhe të jetë tërësisht të integruar në komunitetin tonë”.

Read More
139756075_482461619438359_2770888518499075014_n-780×439

Shtyhet afati i pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora për konkursin “Merr një varg dhe eja”

Organizatorët e konkursit “Merr një varg dhe eja” kanë vendosur të shtyjnë afatin e pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora, pasi ka pasur kërkesa të shumta të shtyrjes së këtij afati, pasi pandemia ka ndikuar që programet e fëmijëve të jenë më të ngarkuara.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga organizatoret, Elona Gjergo nga Shoqata Korça- Athinë, Brikena Qama nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe  Aina Hoti nga Shoqata Sëiss Albania Event- Zvicër.

Tani mund ta siguroni zyrën tuaj në Dukagjini Center – qendra më e madhe tregtare brenda Prishtinës

Në komunikatë thuhet se në koordinim me jurinë e “Merr një varg dhe eja”,  u vendos që afati i dorëzimit të krijimeve të shtyhet deri në datën 30 Janar 2021.

“Konkursi “Merr një varg dhe eja” në edicionin e dytë të tij, fton të gjithë fëmijët e diasporës, të moshave 7-15 vjeç, të konkurojnë me krijimet e tyre (poezi, prozë-tregim ose përrallë). Të gjithë fëmijët pjesëmarrës do të marrin një “Diplomë” pjesëmarrjeje, ndërkohë që tre çmimet e përzgjedhur nga juria do të marrin medaljet përkatëse. Organizatorët kanë menduar që krijimet e fëmijëve të përmblidhen në një antologji e cila do t’ju dhurohet fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

Ky konkurs ka për qëllim nxitjen dhe stimulimin e fëmijëve në diasporë të shkruajnë gjuhën shqipe dhe është një aktivitet që mbështetet krejtësisht  në vullnetin e mbështetjen financiare të organizatorëve.

Krijimet e fëmijëve mund t’i dërgoni në mailin talentet.e.vegjel@gmail.com.

Juria e përbërë nga Ardita Jatru (poete- Greqi), Besnik Camaj (poet, lektor- Zvicër), Eleana Zhaku (përkthyese- Belgjikë), Ndue Lazri (publicist, gazetar-Itali), Ornela Musabelliu (botuese, redaktore- Belgjikë) do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe krijimet e fëmijëve do t’ju dërgohen me numra, pa u përmendur emri dhe shteti i konkurruesit, vetëm mosha.

Me përgatitjen për botim të antologjisë do të merret poetja Armela Hysi.

“Dita finale e këtij konkursi do të jetë dita e shpërndarjes së vlerësimeve që është menduar të jetë në Mars në kuadër të ditës së poezisë. Dëshira e organizatorëve është që ndarja e çmimeve të jetë një spektakël me pjesëmarrjen fizike të fëmijëve, prindërve, mësuesve, por edhe nëse kjo nuk do jetë e mundur deri atëherë, ndarja e vlerësimeve do të bëhet në mënyrë virtuale dhe shpërblimet do dërgohen me postë.  Presim me kënaqësi çdo krijim të fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

Read More
fgb

Libri i parë në gjuhën gjermane i kosovares, gjendet në 6000 librari në Gjermani

Kosovarja Nesa Krasniqi, e lindur në Bitigheim-Bissingen të Gjermanisë, është me prejardhje nga Negroci, komuna e Drenasit. Fillet e para në fushën e kulturës dhe arteve i filloi në moshën nëntëvjeçare, duke ndjekur shkollën e vallëzimit. Sot, ajo është trajnere e vallëzimit për vajzat e grupmoshës 14-16 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht ajo është studente në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Shtuttgartit, në drejtimin për aktrim.

Së fundmi, Nesa ka botuar librin e parë të saj në gjuhën gjermane me titull: DEPP, HUMOR, NEUTRAL & FANTAZI (Seriozitet, Humor, Neutral dhe Fantazi), me anë të të cilit autorja u ofroi lexuesve një laramani zhanresh artistike. Me të arriturat e saj, autorja bëri të ndihen krenarë jo vetëm prindërit e saj, por edhe familjarët e gjerë.

Libri aktualisht gjendet në 6000 librari në Gjermani dhe 1000 faqe online, ku të gjithë lexuesit e interesuar mund ta gjejnë

Read More