Category: Diaspora

Flamuri-shqiptar (1)

Ambasada e Athinës vijon me “Nëntori shqiptar” për bashkatdhetarët në tokën helene

Një tjetër aktivitet i ngrohtë zhvilluar në kryeqytetin helen në ambientet e Ambasadës Shqiptare të Athinës, hallkë e zinxhirit të pandërprerë të nismës festive e mikpritëse për bashkatdhetarët nën simbolikën  “Nëntorit Shqiptar”, u realizua me sukses të shtunën në datën 20 të këtij muaji historik për mbarë shqiptarinë.

Siç dëftonte dhe titulli i aktivitetit në fjalë “Nëntori Shqiptar në shpirtin e një artisti” të ftuar qenë artistë të suksesshëm dhe veprat e tyre.

Me dëshirën për njohjen dhe promovimin e  artit tonë bashkëkohor si dhe vetë personaliteteve përfaqësues të disa zhanreve, në komunitetin shqiptar të Athinës e më gjerë, e kryesisht arteve pamore, Ambasadorja e nderuar Luela Hajdaraga së bashku me Oficeren rezultative, Koordinatore për Diasporën Joneda Dodaj, patën dritësinë të ftonin për krijimin e një ekspozite spontane, të përgatitur pjesën më të madhe live në ambientet e Ambasadës e cila përcolli mjaft emocione dhe aromën kremtuese të Festave të Nëntorit, të disa nga artistëve më në zë të arteve vizive ndërkohë që mbrëmja qe ideuar gjithashtu me ndikime të theksuara nga kultura dhe trojet kosovare prej përfaqësuesit të shtetit më të ri të Evropës në Greqi, zotit Fitim Gllareva.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të pranishmit u nderuan nga prezenca e Ambasadores shqiptare zonja Luela Hajdaraga dhe fjalët e saj të ngrohta mbi vëmendjen e saj personale të artit të secilit prej autorëve e debutuesve, kush për jehonën e gjatë të aktivitetit të vet krijues, e kush duke prezantuar veprat e veta të hershme, apo dhe të përgatitura enkas për atë mbrëmje; si dhe nga prezenca e Kreut të Zyrës për Interesat e Kosovës, zotit Gllareva, i cili qe përkujdesur personalisht për të sjell pranë artistëve një potpuri atdhetare poezish të zgjedhura nga autor të njohur e tepër të dashur kosovar.

Gjithashtu miqtë patën rastin të njihen me literaturë dhe foto të peizazheve të truallit të lashtë dardan, vende historike, piktoreske e destinacione turistike sjellë pikërisht për mbrëmjen duke shtuar emocionet tek të gjithë të pranishmit. E bukur qe dhe surpriza që ruajtën autoret e talentuara të përzgjedhur për të recituar gjatë aktivitetit për zotin Gllareva, teksa përfshinë ndërmjet vargjeve, të interpretonin edhe një poezi për Kosovën të autorësisë së tij. Sigurisht dhe ndjenja e bashkëpunimi të pandarë që zonja Hajdaraga e ritheksojë edhe në këtë takim, ndërmjet dy përfaqësive shqiptare që përherë sjell kënaqësi të pamasë për të gjithë bashkatdhetarët tanë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktivitet të tilla gjejnë përgëzimet dhe falënderime nga anëtarët e komunitetit shqiptar të Greqisë për Ambasadën e tyre, që ndonëse kushtet e vështira të organizimit të secilit takim, prej pandemisë globale i kufizojnë mundësitë e pjesëmarrjes, apo të zhvillimit më të gjerë, ndikojnë pozitivisht në ngritjen e marrëdhënieve më të mira, e aq të nevojshme të emigrantëve me shtetin amë, dhe Ambasadës, gjithashtu ndërmjet organizmave që ata kanë ndërtuar në shtetin helen e respektit reciprok ndërmjet secilit anëtar. Prandaj “Nëntori shqiptar” me të gjitha stacionet e veta si një maratonë festive me etapa të shumëllojta e gjithëpërfshirëse, në rrjedhën e nismave të tjera të mëparshme, jo vetëm është mirëpritur e frekuentuar përzemërsisht por kanë krijuar dhe atmosferën e mirë e të begatë për më tepër arritje e ide të reja në vazhdën e këtyre marrëdhënieve./Lobi/

Read More
250717147_306432777693538_2881864702470053330_n-780×439

Ekspozita e artistes Fitore Haklaj mblodhi figura të njohura në Gjenevë të Zvicrës

Në Universitetin e Kulturave të Gjenevës, të shtunën është hapur ekspozita e artistes shqiptare Fitore Haklaj.

Në këtë ekspozitë, ishin të pranishëm zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Bern, përfaqësues të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga Greqia, Norvegjia, Italia, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtoresha e Universitetit të Kulturave të Gjenevës Albana Krasniqi-Malaj, si dhe anëtarë të shoqatave shqiptare, e bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Po ashtu, takimin e nderuan edhe Ambasadori i parë shqiptar në OKB, Vladimir Thanati, dhe Arbëreshi i Italisë Mimmo Imbrogno.

Në këtë takim, artistja shqiptare ka dhuruar disa portrete:

Portreti i Isa Boletinit, iu dhurua kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Portreri i Nënë Terezës iu nda për kryetarin e Gjenevës, por nuk ishte prezent.

Portreti i Skënderbeut iu dhurua Ambasadës së Kosovës në Bern.

Përveç pikturave Haklaj ka prezantuar edhe poezitë e saj të mbledhur në tre vëllime poetike.

Haklaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prezantimi i pikturave në Gjenevë, nënkupton mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar.

“Sigurisht që unë ndjehem shumë mirë kur pikturoj figura të njohura shqiptare, dhe gjithçka që ndërlidhet me shqiptarët, përfshirë kulturën dhe traditën. Kjo mban gjallë të identitetit shqiptar, pasi ndikon në familjet shqiptare që jetojnë në perëndim”, ka thënë Haklaj.

Kush është Fitore Haklaj

Ka lindur më 30.11.1973 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në Isniq, duke vazhduar të mesmen në Deçan ku vitin e fundit e kreu bashkë me shokët e shoqet nëpër oda private, për të vazhduar në Prishtinë në Fakultetin Ekonomik.

Qysh e vogël, Fitorja  adhuronte pikturën, muzikën, vallëzimin e shkrimet, duke i shpalosur këto talente të saj në aktivitete të ndryshme të organizuar nga shkolla.

Në vitin 1998 Haklaj shpërngulet në Itali, ku më shumë vështirësi filloj të bëjë një jetë larg familjes dhe vendlindjes të cilën e adhuron.

Haklaj thotë se boshllëku i krijuar nga largësia me familjen, shoqëria e atdheu e ka nxitur më shumë për t’u marrë me art si e vetmja mënyrë për të shprehur ndjesitë e saja artistike.

Kështu ajo kishte filluar të pikturojë me ngjyra vaj në beze e paralel ndjek disa kurse duke hapur rrugën e pjesëmarrjes në disa ekspozita, bashkë me kolegë të tjerë.

Gjatë këtyre viteve kishte studiuar dhe punuar në Itali, ku për pesë vite punoi në Emergjencë dhe vazhdoi ta kryejë atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite më pas.

Viti 2015 e gjen përsëri në bankat e shkollës duke kryer studimet për asistente mjekësore.

Që prej vitit 2019, Fitorja jeton në Zvicër bashkë me bashkëshortin e dy fëmijët e saj.

Pas kaq vitesh shpërnguljesh e sakrificash për ndërtimin e një familjeje dhe një jetese cilësore, duke mos i lënë asnjëherë pas dore ri-zgjimet herë të artit vizual e herë të atij të shkruar.

Fitorja ka arritur të ketë jo diçka, por shumëçka për të na treguar duke nisur nga vullnetarizmi, piktura, poezia, dhe patjetër suksesin e të qenit grua…

“Unë mbi të gjitha jam nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem piktore e poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim e sakrificë e madhe e më ndihmën e shumë atyre personave që më duan edhe i dua. Këtu ku jam, jam falë këmbënguljes sime e përkrahjes se madhe nga familja e shoqëria. E mendoj gjithmonë jetën në pozitivitet pasi vetëm kështu  arrihen sukseset”, thotë Fitore Haklaj duke na dhënë shembullin më të mirë të një përfaqësuese të denjë shqiptare në diasporë./Telegrafi/

Botime të autores:

“Shpirti peshon”

“Peizazh në zemër”

“Melodi vargu”

 

Read More
Italian-passport

255,727 emigrantë shqiptarë kanë leje qëndrimi afatgjatë në Itali

Autoritetet italiane pohojnë se mbi gjysma e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali kanë marrë nënshtetësi italiane. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të pajisur me leje qëndrimi, e preokupuese është kërkesa e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

Janë mbi 200 mijë emigrantë shqiptarë në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane, e kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Italian të Statistikave

Autoritetet italiane pohojnë se mbi gjysma e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali kanë marrë nënshtetësi italiane. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të pajisur me leje qëndrimi, e preokupuese është kërkesa e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

Janë mbi 200 mijë emigrantë shqiptarë në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane, e kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Italian të Statistikave, e i siguruar nga Ora News.

Sipas Institutit Kombëtar Italian, ISTAT, në çdo 100 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, 50 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Ndër komunitetet e huaja, ata kanë numrin më të lartë të emigrantëve me nënshtetësi italiane.

Pas emigrantëve shqiptarë vijnë ato marokenë që shënojnë 48 shtetas të rinj italianë në çdo 100 emigrantë nga Maroku.

Vetëm në vitin 2020 janë 28 107 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi italiane. Mbi 17 mijë prej tyre për motive rezidence afatgjatë pune e banimi në Itali, mbi 2700 për motive martese e gati 8000 për motive të tjera të paspecifikuara.

Kjo e dhënë ka bërë që dhe numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të regulltë në Itali, të tkurret në -8.5%.

Raporti nënvizon se viti i vështirë pandemik ka shënuar për Italinë dhe numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit lëshuar për emigrantët gjatë dekadës së fundit, e gati 40% më pak se viti 2019.

Të dhënat e këtij Instituti komunikojnë se në Itali deri më 1 janar 2021 rezultojnë të regjistruar 381 120 mijë shqiptarë, 193 428 meshkuj, 187 592 femra, e mbi 200 mijë me nënshtetësinë italiane.

255 727 emigrantë shqiptarë kanë leje qëndrimi afatgjatë në Itali, mbi 26 mijë për motive pune, mbi 87 mijë për motive familjare, 1657 për motive studimi e mbi 9500 për motive të tjera të paspecifikuara në këtë raport.

Read More
kkkkkd

LOBI ftohet nga FIDA – diskutojnë për temat që lidhen me integrim dhe parandalimin e dukurive negative

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar , Dega në Norvegji është ftuar në takim të organizatave të komuniteteve që veprojnë në Kristiandsand, nga Forumi për Integrim dhe Dialog ( FIDA).

Në takim do të diskutohet kalendari i aktiviteteve tre mujore dhe një vjeçare në bashkëpunim me organizata për temat që lidhen me integrim dhe parandalimt ë dukurive negative.

Takimi do të mbahet me 04 nëntor ku në takim pritet të marrin pjesë Daut Haxhaj zv.kryetar dhe Demi Sadri Hansen përgjegjës për ekonomi.

Read More
152079905_119535373424691_2388751769336626137_o

Shqiptarja e nominuar për çmimin “Inspirational Global Woman of the Year 2021 Award”

Jonela Hasani, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nominuar për “Inspirational Global Woman of the Year 2021 Award” nga “Global Woman Club”.

Në datat 5 deri 8 mars 2021 do të zhvillohet “Global Woman Summit 2021”, gjatë të cilit do të bëhet shpërndarja e çmimit. Deri më 1 mars 2021 është i hapur votimi për këtë çmim.

“Jam nominuar për çmimin ′′Gruaja Globale frymëzuese e Vitit 2021′′ nga Klubi Global i Gruas Globale. Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar që jam mes grave të tjera frymëzuese të mrekullueshme nga e gjithë bota”, shprehet zonja Hasani.

Read More
1-1

Qielli është i vetmi limit për astronomen shqiptare

Talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e astronomisë. Mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin e ëndrrave, në destinacionin e duhur. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Pranvera Hyseni, astronome shqiptare, me ambicie të mëdha, shkruan albinfo.ch.

Ajo bëri shumë “zhurmë” në Kosovë për arritjet e saj dhe çmimet e fituara si astronome.

Ani pse e lindur dhe e rritur në Kosovë, me mundësi dhe mjete jo të mira për astronomi, nuk e ndaloi së realizuari ëndrrën e saj.

Që në moshë të re kishte tërheqje ndaj fushës së astronomisë, duke u “zhytur” thellë në gjithësi, se një ditë ka për t’u bërë një studiuse astronomike, shkruan tutje albinfo.ch.

Sheti i Kosovës nuk ka ofruar mundësi njohjeje me fushën e astronomisë dhe vazhdon ende të ketë mungesa mjetesh për këtë lëmi.

Pavarësisht kësaj, Pranvera, edhe pse në moshë të re, pasionin që kishte për astronomi, bëri që në janar të vitit 2015 të themelojë organizatën “Astronomy Outreach Kosova”, bashkë me disa profesorë dhe një numër të rinjsh të apasionuar pas astronomisë.

“Në fillimet tona, ne kemi startuar në mënyrë amatore, me disa teleskopë që kemi siguruar si donacion nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Përmes këtyre pajisjeve, jemi munduar të realizojmë aktivitete të ndryshme, edukative- shkencore në shkolla të ndryshme të Kosovës, duke u dhënë një mundësi që ata të mund të vrojtojnë trupat qjellorë, diçka të re që në shtetin e Kosovës nuk ka qenë më herët”, është shprehur Pranvera në një intervistë.

Duke punuar me vullnetin e mirë, ky grup i të rinjve realizoi organizatën joqeveritare “Astronomy Outreach Kosova” që për pak kohë arriti të bëhet e njohur ndërkombëtarisht edhe nga figurat e njohura shkencore, që tani janë duke gëzuar mbështetje maksimale në të gjitha format.

Teleskopët e parë në këtë organizatë erdhen nga Shtetet e Bashkuara dhe sigurimi i pajisjeve ka qenë shumë e rëndësishme për këtë organizatë, shkruan albinfo.ch.

Pranvera është themeluese dhe drejtoreshë e “Astronomy Outreach Kosova”, program me më shumë se 200 pjesëmarrës që punon për të ngjallur interesim për astronominë mes fëmijëve në gjithë Kosovën. Duhet theksuar se shoqata gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë.

Vlen të cekët se kjo organizatë është programi më i lartë për shpërndarjen dhe popullarizimin e astronomisë në Kosovë.

Në vitin 2020 Pranvera filloi studimet në Shtetet e Bashkura të Amerikës, në Universitetin e Kalifornisë, në Santa Claus, studime Mastër, në Shkenca Planetare, për studimin e sistemit diellor dhe planetëve të tjerë.

Ajo është edhe një promovuese e shkëlqyer e Kosovës dhe po përfaqëson shqiptarët në mënyrën më të mirë me botën e saj të pasur në shumë konferenca shkencore, ndërkombëtare, duke përmendur Kosovën dhe duke siguruar donacione të shumta për astronomi.

Një asteroid merr emrin “Pranvera”

Një asteroid ose planet i vogël është emëruar me emrin e themelueses së “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera.

“Asteroidet janë një ndër trupat qiellorë që unë më së shumti merrem me ta dhe i fotografoj. Shpeshherë asteroidet emërohen sipas personave që i zbulojnë apo ata që japin një kontribut të caktuar në shkencë. Kjo ka qenë një nder jo vetëm për mua, por për gjithë Kosovën” sepse është votuar nga të gjithë astronomët”, shprehet ajo.

Në faqen e Unionit Ndërkombëtar të Astronautëve, Pranvera përshkruhet si një përfaqësuese entuziaste e Kosovës në Astronomi.

Përvoja në NASA

Pranvera, përveç tjerash, ka vizituar edhe Departamentin e shkencave në Cyrih të Zvicrës, madje pa nga afër shkëmbin hënor të sjellë nga NASA në Milano të Italisë, ku pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të astronomisë, shkruan albinfo.ch.

Në atë kohë, me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASA-s në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Hyseni ka përfaqësuar Kosovën denjësisht në tubime dhe konferenca të shumta shkencore anembanë botës. Ajo ka vizituar qendrat e NASA-s, SpaceX dhe Northrop Grumman, qendra astronomike.

Për të ka qenë shumë interesante të shihet gjithë ajo teknologji amerikane në institutin NASA. Sipas saj, shteti amerikan e vlerëson shumë edukimin, jo vetëm të astronomisë, duke zotëruar të gjitha mundësitë, prandaj edhe ka filluar studimet pikërisht në këtë vend.

Fituese e çmimit “Michael D. Reynolds”

Në vitin pandemik, Pranvera nuk reshti së punuari. Për angazhimin e saj u nderua me çmimin “Michael D. Reynolds” nga Organizata Ndërkombëtare e Vëzhguesve Hënorë dhe Planetarë, shkruan tutje albinfo.ch.

Çmim ky, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë në popullarizimin e shkencës së Astronomisë.

Duhet theksuar se organizata në fjalë ka dhuruar një shumë të konsiderueshme financiare për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në shtetin e Kosovës.

“Qielli është limiti për Pranvera Hysenin”

Read More
maudet45

Politikani zviceran, Maudet për integrimin e shqiptarëve: Të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës

Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet.

”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e nga pak, humbën rëndësinë e tyre dhe, gjatë një faze të dytë, kur isha kreu i integrimit, kërkuam të mbështesim dhe forcojmë marrëdhëniet me kulturën e origjinës”, thotë ai për Atsh.

Maudet, i cili ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Gjenevës, thekson se shumë përfaqësues të këtij komuniteti kontribuojnë edhe në jetën politike të vendit të tij.

”Ka më shumë të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës, veçanërisht në botën politike. Ka persona që janë zgjedhur në parlament, në parlamentin e kantoneve ose parlamentin komunal. Për këtë arsye, dallimi për nga origjina është gjithnjë e më pak i rëndësishëm… Komuniteti shqipfolës është i integruar mirë, kështu nuk është më e nevojshme që të perceptohet si një grupim i veçantë”, thotë Maudet në intervistë.

Lidhur me marrëdhëniet me diasporën, Maudet, i cili shkruan rregullisht edhe në gazetën ”Blick”, thotë se ”unë kam shumë miq shqiptarë, sidomos për shkak të funksioneve të mia, të kontakteve me përfaqësuesit diplomatikë, kryesisht konsullorë, të vendeve të Ballkanit, padyshim edhe nga Kosova, një komunitet mjaft i përfaqësuar në Gjenevë. Kam marrëdhënie me shumë mjedise shoqatash, që kanë tituj të ndryshëm, histori të ndryshme dhe që kanë kontribuar me integrimin e komunitetit shqipfolës në Gjenevë”.

Për më tepër, vijon ai, kam patur shansin, nëpërmjet funksioneve të mia, si kryebashkiak i Gjenevës apo si këshilltar Shteti, që të kem punonjës me origjinë nga Kosova nëpërmjet të cilëve këto marrëdhënie janë zgjeruar.

Pierre Maudet, i njohur nga komuniteti shqiptar për shumë projekte, si ai ”Papirus”, është kandidat për Këshillin e Shtetit në kantonin e Gjenevës.

“Mbeta mjaft i kënaqur me rezultatet e raundit të parë, sepse, pavarësisht që nuk bëj pjesë në asnjë parti, gjë që konsiderohet si pengesë e madhe, arrita të mbledh rreth 23% të elektoratit, nën një listë të emëruar “Liri dhe drejtësi sociale”, që është një listë shumë e madhe dhe e gjerë”, shprehet ai.

Lidhur me projektin e tij “Papirus”, projekt i nisur në 2017, Maudet shprehet se “objektivi është të rregullojë situatën e personave pa dokumente, të ardhur veçanërisht nga Amerika e Jugut, por sigurisht, për shembull, edhe nga Ballkani. Ai bën të mundur që ata që jetojnë paqësisht prej dhjetëra vitesh, shpesh familje, kontribuojnë në ekonomi, por nuk ekzistojnë ligjërisht, të mund të njihen, të kenë një status, të paguajnë taksat dhe tatimet dhe të jetë tërësisht të integruar në komunitetin tonë”.

Read More
gjuha

Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin

Standardizimi i një gjuhe nënkupton procesin e normëzimit (vendosja e rregullave), ndërkaq gjuha standarde thjesht është rezultat i këtij normëzimi. Pas normëzimit, standardi ’shkëputet’ nga baza e tij dialektore, bëhet një lloj autonom i gjuhës, i cili zhvillohet sipas ligjeve të veçanta dhe ndërtohet si një instrument mbidialektor i qytetërimit dhe kulturës së një bashkësie shoqërore, zakonisht në rangun e kombit, gjë për të cilën niveli i lartë i njësimit, i homogjenizimit, bëhet një nga karakteristikat e tij themelore.

Për këtë arsye asnjë gjuhë standarde nuk mund të barazohet me bazën e vet dialektore dhe aq më pak me ligjërimin popullor të përditshëm në përgjithësi. Kjo do të thotë që nuk mund të flasim për një ’gjuhë të pastër popullore’ që do të kishte shërbyer si model për t’u ndjekur në zhvillimin e kulturës së gjuhë.

Me standardizimin e saj, gjuha shqipe ka arritur një stad të lartë të zhvillimit të vet dhe njëkohësisht edhe realizimin e synimit të pritur për t’u bërë element lidhës i kombit. Përveç autonomisë dhe normëzimit, shqipja standarde karakterizohet edhe nga shumëfuknsionaliteti (mundëson shprehjen e të gjitha diturive – stilet e gjuhës), stabiliteti hapësinor (mundëson komunikim mes folësve që vijnë nga territore të ndryshme) dhe nga stabiliteti kohor (mundëson elasticitet – edhe pse pëson ndryshime e ndikime, nuk rrënohet).

Kultura e gjuhës e çdo individi varet nga niveli i njohjes së normës së gjuhës standarde dhe paraqet tërësinë e përpjekjeve të vetëdijshme që bëhen për të respektuar normën e gjuhës standarde në komunikimin publik, të shkruar a të folur, zyrtar a jozyrtar. Në këtë mes kanë rëndësi dy kategori që quhen në sociolinguistikë qëndrimi (qëndrimi i folësit ndaj standardit, e pranon ose nuk e prnon) dhe sjellja (në ç’masë ligjërimi i shkruar e i folur i dikujt është në pajtim me standardin). Zotërimi i gjuhës standarde, formimi i shprehive të përdorimit të vetvetishëm të standardit nuk është proces i lehtë dhe kërkon kohë, kujdes e vëmendje.

Në rastin e gjuhës shqipe, vetëdija për rëndësinë e zotërimit dhe zbatimit të standardit e tejkalon kornizën gjuhësore dhe shkon përtej. Mund të themi pa ngurrim se sot qëndrimi i përgjithshëm i shoqërisë shqiptare ndaj gjuhës standarde që kemi në përdorim është miratues, pohues. Gjuha standarde askund e as në shoqërinë shqiptare nuk i mohon varietetet e tjera krahinore-dialektore të ligjërimit të përditshëm familjar e bisedor, të cilat me vlerat e tyre, sidomos stilistike e pasurojnë standardin e çdo gjuhe.

Sfera kryesore e përdorimit të gjuhës standarde është përdorimi publik, ku përfshihen të gjitha llojet e veprimtarive admistrative, arsimore, shkencore, kulturore, mediatike. Mediat sot ushtrojnë ndikim të gjerë për përhapjen e standardit, për krijimin e modelit të bukur e të mirë të gjuhës shqipe (Gjuha jonë sa e mirë …). Nga ana tjetër shkujdesja gjuhësore e mediave lë pasoja të dëmshme.

“Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombi” është çka Arbër Xhaferri pohonte dhe është motivimi i këtij shkrimi, është një mendim i thellë që aludon në mbrojtjen e kohezionit kombëtar. Prirjet për mosrespektim dhe nëpërkëmbje të shqipes standarde bartin në vete pasoja të rrezikshme në drejtim të shpërbërjes gjuhësore që pa dyshim mund të prodhojë edhe shpërbërje në plane të tjera.

Shqipja standarde jeton bashkë me ne pothuaj gjysmë shekulli dhe pikërisht ajo na e ka lehtësuar komunikimin, edukimin, zhvillimin duke dëshmuar kështu se arrin t’i përmbushë me sukses kriteret e nevojshme për një gjuhë standarde. Aq më tepër ajo arriti të bëhet gjuhë edhe e vlerave të mirëfillta të krijimtarisë artistike.

Shqipja standarde në kontekstin e dallimeve tona rajonale, shtetërore e fetare përbën një bosht të fortë bashkimi, kështu që vetëdija për vlerën dhe rëndësinë e saj jo vetëm që nuk duhet të mungojë, por ajo duhet të nxitet dhe të inkurajohet.

Read More
148252657_852107065572509_3333784382516352110_n-1-e1614628189875-780×439

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar verifikimin e fletëvotimeve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare 2021, ku nga 43 mijë e 477 pako të dërguara ka aprovuar 56 mijë e 610, kurse ka refuzuar 22 mijë e 591.

Sipas të dhënave që ka publikuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për zgjedhjet e 14 shkurtit diaspora ka pasur interesimin më të madh për të votuar krahasuar me zgjedhjet e viteve të kaluara, transmeton Telegrafi.

Fillojnë shitjet në Dukagjini Center – qendra tregtare më e madhe brenda Prishtinës!

Po ashtu, numri i zarfeve të refuzuara ka qenë më i larti në këto zgjedhje, sipas KQZ-së zarfet janë refuzuara për arsye të ndryshme, ku 6 mijë e 665 zarfe janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga qytetarët që nuk janë regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mos respektimit të afateve ligjore.

Theksojmë se votat nga diaspora ende nuk janë numëruar, ato do të numërohen pasi të përfundojnë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

KQZ po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.

Read More
shqipe-sylejmani_bus_005_by-valentina-pezzo

Shqipe Sylejmani me romanin e saj në gjermanishte, në kërkim të rrënjëve

Shumë nga mërgimtarët shqiptarë në vendet perëndimore, të cilët kanë emigruar për arsye të ndryshme, si ato politike e ekonomike, kanë lënë mbrapa edhe pjesëtarë tjerë të familjes. E në rastet e shumta prindërit, që më vonë bëhen edhe gjyshërit e fëmijëve të këtyre të parëve.

Shkuarjet në vendlindje, shpesh janë bërë me rastin e festave apo pushimeve shkollore të fëmijëve, por edhe me rastin e ndonjë rasti mortor.

Kështu zë fill edhe tregimi i Shotës. Pas kumtit për vdekjen e gjyshes, familjarët marrin rrugën për në Kosovë, për të marrë pjesë në varrimin e saj.

Projektet të cilat Shota i kishte nisur në Zvicër, u desh t`i linte anash për pak kohë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Por siç duket, e gjithë kjo do të merrte edhe ca kohë. Një libërth i vogël shënimesh të gjyshes, të cilën ia dhuroi xhaxhai i saj, duket se e orientoi Shotën rreth një projekti jetësor, tejet të panjohur, e njëkohësisht shumë tërheqës.

Foto: Erkan Simsir

Rruga për të gjetur pjesën e munguar

Tirana, Korça, Gjirokastra, Saranda, Shkodra e Ulqini, ishin emrat e disa qyteteve në trojet shqiptare, vizita e të cilëve ishte një dëshirë e kamotshme, por e fshehtë e gjyshes. Për Shotën, ky ishte një amanet, i cili, siç do të shohim në romanin e Shqipes, do të bëhet një obligim për tu përmbushur.

Por në fakt pyetja më e saktë do të ishte se çka do të përmbushë së pari Shota? Amanetin e gjyshes; vetveten, duke njohur një pjesë që i mungonte, apo të dyja bashkë?

Kthimi i saj në Zvicër nuk zgjati shumë. E zënë me mendimet rreth shënimeve të gjyshes dhe me projektet e veta, Shota më në fund vendos që të ndjekë të panjohurën, të ndjek rrugëtimin e dëshiruar të gjyshes, dhe njëkohësisht edhe atë pjesë që i kishte munguar me vite, por vetëm tash e kishte zbuluar.

„Barrë dhe Bekim“ përshkruan më pas rrugëtimin e Shotës në afër 30 qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore. Por në fakt, autorja Shqipe Sylejmani, nëpërmjet kryeprotagonistes së romanit, Shotës, paraqet një pjesë të madhe të vetes, të një vajze të rritur në mërgim, e cila nuk ndihej e përmbushur ndërsa kthehet në vendlindje për të gjetur pjesët e munguara.

Foto: Erkan Simsir

„Kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur për të mos u treguar“ thotë Shqipja për albinfo.ch, përderisa na tregon se pjesë e librit janë edhe anekdota e tregime të shkurtra. Ato janë mbledhur e treguar nga njerëz të qyteteve të ndryshme të cilat ajo i kishte vizituar dhe, si të tilla, shërbejnë si mesazh, apo si një zgjidhje për situatat të cilat trajtohen në roman.

Një promovim ndryshe

Sikurse vetë libri, edhe promovimi i romanit, që u bë më 22 tetor në Cyrih, kishte të veçantat e veta. Siç e do zakoni, edhe këtu, autorja para publikut me maska të pranishëm në sallë, e në numër të kufizuar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri një lexim të disa pjesëve të romanit. Gjatë leximit atë e shoqëruan këngëtarja Arjeta Zuta dhe pianisti Leutrim Aliji.

Duke u kthyer tek arsyet e emigrimit, ajo rithekson se në këtë mes ka një histori të dhimbshme. Shumë mërgimtarë kanë lënë shtëpitë e tyre, e në kërkim të një jete më të mirë, shpesh janë përballur me situata të panjohura. Ajo i quan gjeneratat e para, e shpesh edhe të dyta të shqiptarëve në mërgim, si gjenerata të humbura, pasi që ata vetëm trupin e kishin në mërgim, përderisa mendjen dhe zemrën, në vendlindje.

Me këtë rast, Shqipja, brezave të rinj ua bën me dije se sa e vlefshme është vendlindja.

Kthehemi edhe një herë tek libri.

Foto: Valentina Pezzo

Përse „Barrë dhe Bekim“?

„Barrë&Bekim, është një libër që do të marrë lexuesin në një udhëtim. Kjo aventurë mëton të tregojë bukurinë e trojeve shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, duke përfshirë këtu po ashtu edhe pjesët e errëta që kaluan shqiptarët në periudha të ndryshme. Por si çdo udhëtim, ofron edhe ky kujtime të bukura për muzikën e veçantë shqiptare, mikpritjen e njerëzve, tregime e anekdota, të cilat na përkujtojnë se sa e bukur është vendlindja jonë“ shprehet autorja.

Por për të, si një shqiptare e rritur në mërgim, „Barrë dhe Bekim” ka po ashtu edhe një domethënie tjetër, e tëra kjo lidhet edhe me vendimin e prindërve të saj për të emigruar.

„Barrë është se ata kanë lënë pas vendlindjen dhe familjen, atje prej nga e kemi zemrën dhe shpirtin. E Bekimi qëndron në faktin se ata kështu kanë pasur mundësi të ndihmojnë familjet e tyre nga larg, dhe t`i gëzohen lirisë dhe perspektivës që ofrojnë vendet ku ata tash jetojnë“ thotë Shota, alias Shqipja, e cila ardhjen dhe jetesën në Zvicër e sheh si një obligim për të bërë diçka me shumë.

Autorja ndihet mirë me librin e saj të parë

Ajo ndihet mirë me librin e saj të parë, duke e ditur se çdo libër i botuar në Zvicër bëhet pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Zvicrës.  Me këtë, ajo thotë se ia ka dalë që një pjesë kulturë e qindra mijëra shqiptarëve në Zvicër, të bëhet pjesë e këtij tempulli.

Foto: Erkan Simsir 

Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim  në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.

„Bürde&Segen (Barrë dhe Bekim)“ është libri i parë i autores, i cili është  shkruar në gjuhën gjermane, përderisa kanë filluar përgatitjet për përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe angleze. Edhe pse sipas autores, libri ka nevoje për shumë plotësime, ajo na bën me dije se së shpejti mund të presim ndoshta edhe pjesën e dytë të librit. Apo siç e cek Shqipja në fund të romanit, kur gjatë vizitës tek varrit të gjyshes i prezanton punën e saj, duke shpresuar që ajo të jetë e kënaqur me realizimin e amanetit, e duke i premtuar se “Udhëtimi vetëm sa ka filluar“.

Foto: Valentina Pezzo

Kush është Shqipe Sylejmani

 Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim  në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork. „Bürde&Segen (Barrë dhe Bekim)“ është libri i parë i autores, i cili është shkruar në gjuhën gjermane.

Rruga drejt vetvetes

 „Barrë dhe Bekim“ përshkruan rrugëtimin e Shotës në afër 30 qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore. Por në fakt, autorja Shqipe Sylejmani, nëpërmjet kryeprotagonistes së romanit, Shotës, paraqet një pjesë të madhe të vetes, të një vajze të rritur në mërgim, e cila nuk ndihej e përmbushur ndërsa kthehet në vendlindje për të gjetur pjesët e munguara.

Read More