Category: Diaspora

frbv

Ambasada e Kosovës në Itali, me njoftim për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar bashkatdhetarët për masat e reja të marra mga Qeveria italiane ndaj parandalimit të përhpajes së koronavirusit.

Masat e reja në Itali, të cilat parashikojnë zgjatjen e përkufizimit të lëvizjes, hyjnë në fuqi më 6 mars 2021 dhe mbeten të vlefshme deri më 6 prill 2021.

Lëvizjet brenda territorit italian:

“Deri më 27 mars 2021 parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin në të gjithë territorin italian; lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, dhe për secilin rast, shtetasit duhet të pajisen dhe të kenë marrë me vete formularin (vetëdeklarim), ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes”.

Udhëtimet Itali-Kosovë, dhe anasjelltas:

“Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore.”

Kalimi tranzit nëpër Itali:

“Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territorit italiane, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes”.

Këtu e gjeni njoftimin e plotë të Ambasadës së Kosovës në Itali:

Read More
shkolla-shqipe-trento-587×379

Vjenë: Vogëlushet shqiptare, fituese të çmimit “Ambasadori Krijues i Vogёl”

Sipas Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, vogëlushet Zejda dhe Sara janë fitueset e çmimit “Ambasadori Krijues i Vogёl”.

Gara e krijimeve artistike është një organizim i Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me znj. Landa Grembi, drejtuese e klubit të librit shqip “Dora”.

Tё gjithё pjesёmarrёsit do tё marrin njё certifikatё vlerёsimi nga Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo, pёr punimet e tyre tё shkёlqyera dhe do tё shpёrndahen nga klubi librit shqip “Dora”.

Postimi i plotë:

Gara e krijimeve artistike “Krijuesi i Vogёl”, njё organizim i Ambasadёs sё Shqipërisë në bashkëpunim me znj. Landa Grembi, Drejtuese e Klubi i Librit Shqip “Dora”, nёn kujdesin e veçantё tё Ambasadorit Roland Bimo, u mbyll sot nё orёn 18:00.

Fitueset e “Çmimi i Ambasadorit Krijuesi i Vogёl”, i vendosur nga pёlqimet tuaja nё faqen e facebook tё ambasadёs, janё Zejda dhe Sara.

Pёrpos certifikatёs fitueset do tё marrin njё set me libra mёsimorё pёr gjuhёn shqipe dhe njё libёr artistik.

Tё gjithё pjesёmarrёsit do tё marrin njё çertifikatё vlerёsimi nga Ambasadori Bimo pёr punimet e tyre tё shkёlqyera. Certifikatat do tё shpёrndahen nga “Dora”.

Falënderojmё pёrzemёrsisht tё gjithё pjesёmarrёsit e vegjёl, prindёrit e tyre si dhe znj. Grembi, pёr inkurajimin e fёmijёve nё shprehjen talentit tё tyre dhe kultivimin e vlerave artistike!

Read More
fgb

Libri i parë në gjuhën gjermane i kosovares, gjendet në 6000 librari në Gjermani

Kosovarja Nesa Krasniqi, e lindur në Bitigheim-Bissingen të Gjermanisë, është me prejardhje nga Negroci, komuna e Drenasit. Fillet e para në fushën e kulturës dhe arteve i filloi në moshën nëntëvjeçare, duke ndjekur shkollën e vallëzimit. Sot, ajo është trajnere e vallëzimit për vajzat e grupmoshës 14-16 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht ajo është studente në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Shtuttgartit, në drejtimin për aktrim.

Së fundmi, Nesa ka botuar librin e parë të saj në gjuhën gjermane me titull: DEPP, HUMOR, NEUTRAL & FANTAZI (Seriozitet, Humor, Neutral dhe Fantazi), me anë të të cilit autorja u ofroi lexuesve një laramani zhanresh artistike. Me të arriturat e saj, autorja bëri të ndihen krenarë jo vetëm prindërit e saj, por edhe familjarët e gjerë.

Libri aktualisht gjendet në 6000 librari në Gjermani dhe 1000 faqe online, ku të gjithë lexuesit e interesuar mund ta gjejnë

Read More
505461-pfkkhye096

Lajme Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) hap zyrën në Uashington

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) hapi zyrën në Uashington në ditën e djeshme, transmeton albinfo.ch.

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) njoftoi se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në distancë të vogël nga Kapitol Hilli.

“Kjo është një ditë krenarie për KPA-në dhe shqiptaro-amerikanët kudo”, tha Bruno Ceka, kryetari i KPA-së. “Zyra hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane dhe do të shërbejë të ndihmojë punën e vazhdueshme me politikën dhe vendimmarrësit në Uashington” thuhet në njoftimin e tyre, transmeton albinfo.ch.

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.

Read More
61503237_2262219130695635_6607707842302443520_o

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi, në skenat botërore

Sopranoja e njohur shqiptare, Marigona Qerkezi, ka një krijmtari të pasur atistike si soprano e shquar në shumë skena botërore.

Më operan “L’Elisir d’amore” në skenën e Teatro Petruzzelli të Barit, sopranoja shqiptare ishte në rolin e Adinas, që u transmetua në “Rai5”.

Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore SHBA-së, Holandë, Itali, Slloveni, Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën, transmeton albinfo.ch.

Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore.

Ajo po ashtu tregon se viti pandemik pati shumë vështirësi në fushën artistike, por që shpresat janë të mëdha që shumë shpejt të rikthehen gjërat në vend

Read More