139756075_482461619438359_2770888518499075014_n-780x439

Disa shërbime për ju

IDE.AL ofron disa shërbime për Shqiptarët në diasporë:

Shërbimi 1

Shërbimi 2

Shërbimi 3

Shërbimi 4

Ekploroni vlerat tona

Organizata Ideal për të zbatuar sa më mirë misionin dhe vizionin e saj, ajo veprimtarinë e saj e mbështetë në këto vlera.

Bashkëpunimi

Bashkëpunimi përfaqëson angazhimin për të punuar së bashku me organizata të ndryshme, autoritete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me komunitetin për të ndikuar në ndryshime pozitive dhe për të promovuar të drejtat dhe vlerat shqiptare.

Gjithëpërfshirja

Në veprimtarinë  e IDEAL, gjithëpërfshirja është një vlerë e rëndësishme që tregon për përfshirjen e të gjithë individëve, pa dallime të prejardhjes, gjuhës, kulturës apo besimit. Çdo shqiptar, pa marrë parasysh se  ku ndodhet, ka vlerë dhe kontribut të rëndësishëm për të dhënë.

Vullnetarizmi

Vullnetarizmi tregon përkushtimin e individëve për të ndihmuar dhe kontribuar për mirëqenien e komunitetit dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Në veprimtarinë e IDEAL, vullnetarizmi përfaqëson një burim energjie dhe dedikimi për të realizuar qëllimet e organizatës.

Diversiteti

IDEAL e përkrah dhe e respekton diversitetin, duke e parë atë si një pasuri e cila kontribuon në pasurinë dhe forcën e komunitetit tonë. Duke e promovuar diversitetin, organizata synon të krijojë një mjedis të hapur dhe të sigurtë për të gjithë.

Të drejtat e njeriut

Një qëndrim i ndërgjegjshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut është thelbësor në veprimtarinë e IDEAL. Organizata angazhohet për të garantuar që të gjithë individët të gëzojnë të drejta të barabarta dhe respektuar si qenie njerëzore.

Kultura demokratike

 IDEAL promovon kulturën demokratike në veprimtarinë e saj. Kjo do të thotë të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtarëve, të mbështesë debatet e hapura dhe të respektojë proceset demokratike në vendimmarrje.

Dhuro për Shqiptarët

Për të realizuar projektet tona në ndihmë të komuniteti Shqiptar në diasporë, ju mund të na mbështetni.