Lobi Euro-Atlantik shqiptar Telegram ngushëllimi për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 persona
Në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 46 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën.
Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.
Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë.
Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll.
Lidhue me këtë Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka dërguar Telegram ngushëllimi.
Me pikëllim të madh mësuam lajmin tragjik për humbjen e 41 jetëve në aksidentin automobilistik të ndodhur ditën e Martë në rrethinat e Sofjes.
Shprehim ngushëllimet tona të thella për familjarët dhe besojmë se ju do të ndodheni pranë tyre për t’ua lehtësuar disi dhimbjen.
Qofshin të parajsës shpirtrat e tyre!
Me dhimbje të thellë
Për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar
Brikena Qama
Ndërkaq, duhet përmendur se mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë.
I fundit ka ndodhur në orët e para të 23 nëntorit në Bullgari dhe, deri më tani, është aksidenti më vdekjeprurës: me 46 viktima./LOBI/