252958894_1068720900369961_6446109597114367015_n

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mbajti Asamblenë e Punës në Gjenevë të Zvicrës

Asambleja e punës e parashikuar të mblidhet fizikisht një herë në vit, u mblodh kësaj here në Gjenevë, me 30 Tetor 2021, në ambientet e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, nën kujdesin e drejtueses Albana Krasniqi dhe të Mimoza Selimit.

Të pranishëm ishin asamblistët e katër degëve të Lobit, përkatësisht pesë asamblistë nga dega Norvegji, pesë asamblistë nga dega Zvicër, tre nga dega Greqi dhe tre nga ajo e Italisë.

Sipas Statutit të LEASH me të drejta të plota por pa pretendim presidence, pjesëmarrës në Asamble janë dhe dy delegatë nga çdo organizëm apo institucion me të cilët Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Nga këto memorandume të pranishëm ishin dy përfaqësues të shoqatës “Orous”– Vlorë Elidon Brahimi e Vasiljana Sali, një përfaqësues nga shoqata “Vëllezërit Arbëreshë” – Kalabri, Mimmo Imbrogno, një përfaqësues nga shoqata “PVA Albania”- Tiranë, Oltiana Rama, një përfaqësues nga shoqata “Korça” – Athinë, Festim Zaçe, dhe prej Institucioneve Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj e përfaqësuesja e Komunës së Gjilanit, Amire Hoxha.

Prezent ishin dhe tre anëtarë të Komisionit të Kontrollit prej Norvegjisë, Italisë e Greqisë.

Punimet e Asamblesë nisën me një koktej ku të ftuar ishin dhe Kryetarja e Kantonit të Gjenevës, Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës prej së cilës nderuan me prezencën e tyre dy Konsujt e Konsullatës së Gjenevës, Avni Hasani dhe Rexhep Bajraktari si dhe Konsulli permanent i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, Vladimir Thanati.

Në çelje të punimeve, kryetari i degës së Zvicrës, Elias Mustafa përshëndeti e falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë Asamble.

Më pas Presidentja e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Brikena Qama falënderoi të ftuarit dhe bëri një paraqitje të aktivitetit të LEASH duke u fokusuar në ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmbushjen e objektivave të Lobit, pra të ruajtjes së identitetit e vlerave kombëtare në diasporë, faktorizimit dhe bashkëpunimit me institucione të vendeve amë dhe atyre pritës.

Asamblenë e përshëndetën Avni Hasani, Këshilltar Ministër në detyrë prej Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësuesja e Komunës së Gjilanit, Amire Hoxha dhe Konsulli permanent i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, Vladimir Thanati.

Pas përcjelljes së të ftuarve, Asambleja nisi punimet me seancën e parë të saj ku presidentja Qama përcolli raportin e punës prej Asamblesë së fundit të mbajtur në muajin Maj të 2020 ku ju referua aktivitetit të LEASH gjatë këtyre muajve si dhe axhendës së takimeve kryesisht në Shqipëri e Kosovë e më pas përgjegjësi për ekonomi Demi Hansen paraqiti raportin financiar.

Seanca e dytë, me rend dite – paraqitja dhe miratimi i programit të punës 2021-2022

– miratimi i plotësim ndryshimeve në Statutin e LEASH;

– debat mbi ecurinë në degë;

– diskutim mbi propozimin e ardhur nga dega Itali për ndryshim të emërtimit të Organizatës

u zhvillua me dyer të mbyllura.

Lidhur me pikën e fundit, fillimisht fjalën e morën kryetarët e degëve, Elias Mustafa, Petrit Selmani, Fehmi Bekteshi dhe Petrit Aliaj.

Pas diskutimeve e debateve të zhvilluara në këtë seancë Qama bëri një përmbledhje në pika të shkurtra mbi vendimet e marra.

Vendimet e marra, miratimi i Statutit dhe i programit të punës për vitin e ardhshëm, angazhimi i Këshillit të Përgjithshëm në konsolidimin e degëve Itali e Greqi deri në kryerjen e procedurave ligjore të regjistrimit të këtyre degëve në vendet përkatëse.

Për sa i përket propozimit të ardhur për ndryshimin e emërtimit të Organizatës, duke qenë se dhe votimi nuk nxori një vendim të qartë, kjo temë u la të diskutohet në takimin e ardhshëm të Asamblesë, të parashikuar në muajin Janar të 2022.

Punimet u protokolluan nga zonjat Dashuri Aliaj dhe Majlinda Demiraj.

Ndërsa Asambleja u përcoll nga TVSyri në Zvicër me praninë e gazetarëve Hava Krasniqi e Musli Saiti si dhe gazetari i Telegrafi, Kemajl Berisha.

/LOBI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Read More