Delegacioni nga Kosova në vazhdën e takimeve zyrtare

Takimi i radhës ishte me dhomen e biznestit në Ager,ku delegacioni u pritë nga Trond Martin Bacer kryetar , Roar Vigeland Osmundser këshilltar politik në dhomen e biznesit , Tanja Renate Erichen managjere e lartë për zhvillim të biznesit.
Pas prezentimit të Rrjetit të biznesit u diskutua bashkëpunimi konkret në fushen e produkteve të Kosoves dhe mundësitë per importin e tyre në Norvegji, trajnimin e punëtorëve dhe mundësit e investimit në Kosovë.
Bisedat ishin frytdhënëse ,me informacion rreth politikave dhe mënyrës organizative .
Delegacioni vazhdoi vizitën edhe tek disa afarist shqiptarë.
Në zyret e kompanisë 《FT Bygg 》me pronar Fisnik Tahiraj u diskutua thellë mbi kulturën organizative dhe legjislacioni me të cilën hasin organizatat në Norvegji.
Vizitat vazhduan edhe në lokalet shqiptare.
Në vazhdën e këtyre mikëpritjeve ishte edhe Kryetari i SH.K Shqiptare 《LIRIA 》 Bashkim Hadergjonaj më kryesinë e saj .
Hadergjonaj beri një informim mbi gjëndjen e përgjithshme të shqiptarëve në Kristiansand dhe rrethinë.
Përveç bisedave per synime të parapara më agjend u zhvilluan më bashkatdhetarë edhe biseda vëllazërore rreth gjëndjes në Mergatë, përkushtimit ndaj ruajtjes së gjuhës dhe kulturës dhe nevojës per të kontribuar në një kulturë të qëndrueshme organizative kudo në Mergatë.
Agjenda u mbyll me një darkë pune me bashkatdhetarët pjesëmarrës.
Darka u shtrua nga bashkëatdhetari Selim Tahiraj .
Komisioni per informim
LEASH
Kristiansand 10.02.23
Norvegji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *