1687d2e1-80c3-4187-815f-706319009a02

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës-Adem Jashari, rrëfime për bëmat dhe heroizmin”

Në Bibliotekën Kombëtare është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për bëmat dhe heroizmin”.

Aty janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari, me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshin periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se ideali për të cilin luftoi komandant Adem Jashari me familjen e tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë u realizua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unike. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën po fillonte një epokë e re, epoka drejt çlirimit të Kosovës”, tha Dumoshi.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që vjen nga familjar Jashari, në këtë ngjarje pati një porosi: Populli që nderon të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt.

“Ai popull që nderon dhe respekton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt”, tha Jashari.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Fazli Gajraku, tha se në këtë ekspozitë për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshin periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Gajraku: Familja Jashari, shembull unik në histori

“Fryma dhe shpirti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari hapi kapitullin e luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës. Kjo familje dha gjithçka për liri për t’u bërë shembull unik në histori”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 mars të këtij viti.

Read More
61503237_2262219130695635_6607707842302443520_o

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi, në skenat botërore

Sopranoja e njohur shqiptare, Marigona Qerkezi, ka një krijmtari të pasur atistike si soprano e shquar në shumë skena botërore.

Më operan “L’Elisir d’amore” në skenën e Teatro Petruzzelli të Barit, sopranoja shqiptare ishte në rolin e Adinas, që u transmetua në “Rai5”.

Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore SHBA-së, Holandë, Itali, Slloveni, Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën, transmeton albinfo.ch.

Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore.

Ajo po ashtu tregon se viti pandemik pati shumë vështirësi në fushën artistike, por që shpresat janë të mëdha që shumë shpejt të rikthehen gjërat në vend

Read More