Mimmo Imbrogno

Anëtar i Bordit
U apasionua për muzikën Arbëreshe, fillimisht duke kënduar dhe luajtur në grupet folklorike të shkollës dhe fshatit, siç ishin “I Figli dell’Aquila”, “Ditë e Re”, dhe “Arberia”, duke bashkëpunuar si këngëtar dhe muzikant.

Biografia

Domenico Imbrogno, i njohur më mirë si Mimmo Imbrogno në mjedisin ShqipetaroArbëreshë, lindi në Zvicër më 23/10/1969 dhe jeton në komunën e Civitës. Që në moshën e vogël ai u apasionua për muzikën Arbëreshe, fillimisht duke kënduar dhe luajtur në grupet folklorike të shkollës dhe fshatit, siç ishin “I Figli dell’Aquila”, “Ditë e Re”, dhe “Arberia”, duke bashkëpunuar si këngëtar dhe muzikant. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me shumë grupe të tjera nga vendet Arbëreshe si Lungro, San Marzano, Firmo, Acquaformosa, Frascineto, Civita, Piana degli Albanesi, dhe bashkë me grupe nga Kalabria përfaqësues të komunës së Civitës në Romë për qytetet më të bukura të Italisë. 

Gjithashtu, ai ka organizuar së bashku me Regjionin e Kalabrisë dhe komunën e Civitës dy takime kulturore dhe turistike me agjenci udhëtimesh nga Japonia dhe Kina, të mbajtura në Civitë. Imbrogno është gjithashtu aktiv në organizatat dhe aktivitetet e ndryshme në vendbanimin e tij. Ai ka punuar për shumë vite si vullnetar në Kryqin e Kuq Italian. Ai ka marrë pjesë si muzikant dhe këngëtar në filmin “Arberia”. Ai është president i Shoqatës Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit Arbëreshë” (si këngëtar dhe muzikant poliinstrumentalist), e cila është krijuar së bashku me bijën e tij, Maria Cristina Imbrogno. Shoqata është aktive në koncerte në shumë vende të Evropës, duke përfshirë Kroacinë, Italinë, Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën, Francën, Greqinë, dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarë. 

Bashkë me artistë të tjerë të njohur, Imbrogno dhe Maria Cristina Imbrogno kanë regjistruar një CD me këngë liturgjike në Gjenevë, Zvicër. Biografia e tij është përfshirë në librin e bukur “Zjarri Arbëror i Pashuar”, i shkruar në New Jersey nga Profesori Bexhet Asani. Së bashku me bijën e tij, Imbrogno krijon grupin folklorik Arbëresh “DASHURIA” me të rinjtë e Civitës, duke u klasifikuar me çmimin e parë në shfaqjen e parë të grupit. Ai është president i “AKADEMIA ALTERNATIVA PEGASIANE E ARBRESHEVET TE ITALIS” dhe anëtar i këshillit drejtues të “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”, tani i njohur si “IDE.AL”. 

Ai është nderuar si artist i merituar nga Shoqata Ndërkombëtare “MOREA”.

Ai ka marrë një certifikatë njohje nga Ambasada Shqiptare në Bernë, Zvicër, nga Ambasadori Ilir Gjoni, si dhe certifikata nga disa shoqata dhe organizata tjera. Më 19/07/2020, ai është nderuar me titullin “AMBASSADOR OF PEACE” nga GSFEN, GLOBAL SOCIO-ECONOMIC AND FINANCIAL EVOLUTION NETWORK. Gjatë dy viteve të pandemisë, ai ka kompozuar tre këngë në bashkëpunim me artistë shqiptarë për të cilat ata kanë shkruar tekstit, e para prej të cilave është prezantuar në koncertin e mbajtur në sallën e koncerteve prestigjioze të Universitetit Aristotele në Thesalonicë, Greqi. 

Ai është intervistuar në transmetime televizive shqiptare dhe kosovare: RTSH-Tiranë, ALPO TV-Argirokastro, ALBSE-Suedi, NewStart-Tiranë, LECANTON27-Zvicër, për të folur dhe për të promovuar edhe më shumë traditat Arbëreshe.