Fitore Haklaj

Anëtare e Bordit
...iu botuan vëllime poetike nga shtëpia botuese "Meshari": “Shpirti peshon”, “Peizazh në zemër”. Ndërsa vëllimi poetik, “Melodi vargu” është vëllimi i tretë me poezi, duke vazhduar më librin e katër "Ti mbetëreshë e dhembjes sime".

Biografia

Fitore Haklaj ka lindur më 30 nëntor 1973 në Deçan. Shkollën fillore e ka kreu në Isniq dhe mësimet e mesme në Deçan, ndërsa vazhdoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Qysh në fëmijëri, ajo ndjente një dashuri të veçantë për artin, duke shfaqur aftësi në pikturë, muzikë, vallëzim dhe shkrim. Në klasën e 8, ajo mori pjesë në garat shkollore, fitojë vendin e tretë me poezinë “Bukuria e Tanushës”. Fitore ishte një person i dashuruar dhe i respektuar nga të gjithë.

Në vitin 1998, Fitore u largua për në Itali, fillimisht duke përballuar sfida të mëdha për të ndërtuar një jetë larg familjes dhe vendit të saj të lindjes. Në vitin 2000, ajo u bë nënë për herë të parë, një moment i cili i shtoi më shumë kuptim jetës së saj. Gjatë kësaj kohe, ajo u fokusua në pikturë, duke përfunduar disa kurse dhe duke ekspozuar punën e saj në galeri të ndryshme, duke arritur një sukses të konsiderueshëm.

Në vitet që pasuan, Fitore punoi dhe studioi në Itali, duke kryer detyra të ndryshme në fushën e shëndetësisë dhe duke angazhuar veten edhe si vullnetare për shumë vite. Shoqëria dhe arti mbetën një forcë frymëzuese për të gjithë jetën e saj. Në vitin 2015, ajo fitoi diplomën si “sekretare mjeku” nga një shkollë private.

Në jetën e saj, Fitore ka lindur edhe një vajzë në vitin 2006, një ngjarje që ajo e përshkruan si dritën e syve të saj. Në vitin 2019, ajo vendosi të jetonte në Zvicër bashkë me familjen e saj, një vend që e quan të bekuar. Atje, ajo vazhdoi të punonte në fushën e artit dhe të shkrimeve. Fitore shprehet se mbi të gjitha është nënë e dy fëmijëve të saj, dhe pasuesja e pasionit për pikturën dhe poezinë.

Në vitin 2019 iu botuan vëllime poetike nga shtëpia botuese “Meshari”: “Shpirti peshon”, “Peizazh në zemër”. Ndërsa vëllimi poetik, “Melodi vargu” është vëllimi i tretë me poezi, duke vazhduar më librin e katër “Ti mbetëreshë e dhembjes sime”, në pergaditjen e librit te radhes, njëkohësisht edhe një në gjuhen Italiane është në përfundim e siper. Aktualisht punon si asistente e të moshuarve, punë qe e don shumë edhe e punon më një përkushtim te veçantë. Në të ardhmën sigurisht piktura dhe shkrimet janë në rëndin e parë, e deshira qe te udhëton e shijon botën më shumê në vitet në vijim.

Contact Me