Category: Lajme

unnamed

28 Nëntori i shqiptarëve

Përpjekja për çlirim e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë evropianë nga perandoria osmane nuk janë ndalur asnjëherë deri në dëbimin e saj më 1912-të.

Përveç trojeve Shqiptare, Parandoria Osmane për disa shekuj kishte të pushtuara edhe vendet e tjera të Ballkanit, si dhe tentojë të marrë edhe Austrinë, ku pas një lufte dy mujore me Vjenën, më 1683 pëson humbje të mëdha dhe tërhiqet.

Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”. Në koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.

Pas kësaj, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë.

Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve.

Përpjekje e madhe e popullit shqiptarë ishte edhe pas luftës së re Ruso-Turke (1877-1878). Rusia se bashku me Austro-Hungarinë në Budapest, më 15 janar 1877, nënshkruan një marrëveshje e quajtur si Marrëveshja e Budapestit.  Sipas tyre, Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën ruso-turke. Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse fati i sanxhakut të Novi Pazarit (Pazarit të Ri) do të caktohej me një marrëveshje të veçantë që do të lidhnin Peterburgun me Vjenën. Perandoria dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i mbante si territore të zonës së saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz. Por, në rast se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria do të bëheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epir i do të aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinën e tij do të shpallej qytet i lirë.

Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë.

Më 10 qershor 1878 shqiptarët u mblodhën në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili më shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, në përpjekje për t’u larguar nga sundimi osman.

Më 10 qershor 1878, në Prizren u bashkuan katër vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë gjatë fuqitë e mëdha të Evropës:  Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia.

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni. Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi edhe tokat tjera shqiptare, qytetin e Tivarit dhe Podgoricën.

Përpjekja e popullit shqiptar u shua më pas me mosnjohjen e trojeve nga Kongresi i Berlinit dhe luftën e popullit shqiptar kundër perandorisë osmane, e cila rezultoi me copëtimin e Shqipërisë dhe mbetjen e pjesëve tjera nën perandorinë osmane.

Lufta e popullit shqiptar nuk u ndalë deri më 1912, ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë dhe përfundimisht populli shqiptarë dëbon nga trojet e veta perandorinë osmane.

Pas kësaj u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, i cili ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve.

Read More
408329473_highres-578×396

Mbi 25 mijë mërgimtarë regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Në një prononcim të fundit, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se mbi 25 mijë shtetas që ndodhen jashtë Maqedonisë janë regjistruar në regjistrimin e popullsisë, transmeton albinfo.ch.

“Sipas informacioneve që i kemi, regjistrimi po zhvillohet vazhdimisht, ka interesim te popullata jonë jorezidente. Numrat janë optimiste”, tha Osmani.

Po ashtu, Bujar Osmani ka realizuar takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Maqedoni dhe thotë se ata mund të luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces.

Ndryshe, kreu i Entit Shtetëror për Statistika thotë se po merren personat që do të zbatojnë regjistrimin.

“Konkursi i parë përfundoi javën e kaluar dhe konstatuam se në disa rajone kemi pak kandidatë dhe lëshuam edhe një konkurs”, tha kreu i ESHS-së, Apostoll Simovski.

Read More
1687d2e1-80c3-4187-815f-706319009a02

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës-Adem Jashari, rrëfime për bëmat dhe heroizmin”

Në Bibliotekën Kombëtare është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për bëmat dhe heroizmin”.

Aty janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari, me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshin periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se ideali për të cilin luftoi komandant Adem Jashari me familjen e tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë u realizua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unike. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën po fillonte një epokë e re, epoka drejt çlirimit të Kosovës”, tha Dumoshi.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që vjen nga familjar Jashari, në këtë ngjarje pati një porosi: Populli që nderon të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt.

“Ai popull që nderon dhe respekton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt”, tha Jashari.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Fazli Gajraku, tha se në këtë ekspozitë për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshin periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Gajraku: Familja Jashari, shembull unik në histori

“Fryma dhe shpirti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari hapi kapitullin e luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës. Kjo familje dha gjithçka për liri për t’u bërë shembull unik në histori”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 mars të këtij viti.

Read More
synetia-gjermani

Shoqata për të drejtat e fëmijës kërkon ndalimin e synetisë në Zvicër

 Afërsisht 3,000 fëmijë të gjinisë mashkullore bëhen synet në spitalet zvicerane çdo vit. Me siguri ka numër më të madh kësaj ndërhyrjeje kirurgjike në ordinancat e mjekëve të përgjithshëm, gjegjësisht numri i rasteve të pa raportuara është më i lartë.

Kjo, sidomos kur dihet se shumë syneti nuk bëhen nga mjekët – por nga “xharrahët”, (njerëz të religjionit dhe pa kualifikime mjekësore) në mënyrë private, shkruajnë gazetat e grupit medial CH Media.

Djemve në fjalë u hiqet lafsha nga penisi në një operacion kirurgjik. Një ndërhyrje e cila nga aspekti mjekësor do të ishte e  nevojshme vetëm në raste shumë të rralla, transmeton albinfo.ch. Një për qind e djemve në përgjithësi, vuajnë nga i ashtuquajturi shtrëngim i lëkurës së prepucit, gjë që e bën një operacion të tillë të pashmangshëm.

Por, gjithsesi, në shumicën dërmuese të rasteve, synetia ose rrethprerja bëhet për arsye fetare. Si judaizmi ashtu edhe islami praktikojnë rrethprerjen e djemve. Për rastet e tilla, kritikët e shohin rrethprerjen e djemve si një ndërhyrje në të drejtën e tyre për të vendosur për veten.

Ndërkaq, rrethprerja e vajzave është ndaluar zyrtarisht në Zvicër që nga viti 2012. Shoqata “Pro Kinderrechte” (pro të drejtave të fëmijëve) tani kërkon ndalimin edhe për djemtë.

Paditet mjeku zviceran që bën deri në 70 syneti në vit

“Kur bëhet fjalë për dhunë ndaj meshkujve, shiko – gabimisht. Kjo fshihet dhe tabuizohet”, thotë Christoph Geissbühler, drejtor menaxhues i “Pro Kinderrechte Schweiz”, përcjell albinfo.ch. Për Geissbühler kjo gjë është e qartë: “Amputimi i pjesës gjenitale të një fëmije pa pasur urgjencë mjekësore përbën vepër penale”.

Kjo është dhe arsyeja pse Geissbühler ka paditur një mjek zviceran i cili bën syneti në mënyrë të rregullt.  Fjala është për kirurgun Guido Baumgartner, i cili punon si kirurg i lartë pediatrik në St. Gallen dhe Graubünden. Sipas deklaratave të tij, ai kryen 50 deri në 70 syneti në vit – rreth 20 prej tyre për arsye fetare.

Një nga arsyet që Baumgartner ofron rrethprerjen është të parandalojë që synetia të kryhet nga njerëz pa njohuri mjekësore. Kur ai si kirurg kryen operacionin në fjalë, edhe kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme nga ana mjekësore është prapë “më mirë sesa një “medicinman” që kap thikën dhe bën dikë synet në oborrin mbrapa shtëpisë”.

Kur mungon një pjesë e trupit

Efraim Seidenbergut i është hequr lafsha si fëmijë për arsye fetare. Ai rrjedh nga një familje hebreje. 29-vjeçari thotë: “Unë vuaj nga humbja e lafshës”. Për të është e qartë se atij i mungon një pjesë e trupit si rezultat i rrethprerjes. “Unë kam organe gjenitale që nuk funksionojnë siç do të funksiononin natyrshëm. Nuk mendoj se është e drejtë që një pjesë e shëndetshme e trupit tim është prerë “.

Për Seidenberg, momenti kur kishte kuptuar se ishte bërë synet pa vendosur vetë për një gjë të tillë, ishte shoqëruar me “trishtim, zhgënjim dhe ndjenja të humbjes”. Ai do të dëshironte të shihte më shumë debat rreth temës së rrethprerjes së djemve. “Shpresoj se do të ketë një konsensus që të gjithë duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë.”

Prokurori publik nuk është përgjegjës

Në çështjen lidhur me kirurgun Guido Baumgartner, nuk është zhvilluar ndonjë proces gjyqësor sepse: Zyra e Prokurorit Publik në St. Gallen ka hedhur poshtë çështjen kundër mjekut. “Nga një këndvështrim thjesht objektiv” rrethprerja e një djali mund të konsiderohet si “dëm i thjeshtë trupor”. Por, meqenëse shteti lejohet të marrë masa sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet e “dëmtimit të rëndë trupor”, zyra e prokurorit publik nuk është e përfshirë, përgjigjet prokuroria.

Në rast të dëmtimit të thjeshtë trupor, personi në fjalë do të duhej ta bënte padinë vetë – gjë që nuk pritet të bëhet nga një djalë, përcjell albinfo.c. Prokurori publik i St. Gallen thotë se Shoqata Pro Kinderrechte është duke ndjekur një shqetësim legjitim. Por ky qëllim do të duhej të arrihej politikisht dhe jo juridikisht.

Read More
lobi-itali

LOBI EURO ATLANTIK SHQIPTAR EDHE NË ITALI

Në Provincën Brescia të Italisë, jetojnë rreth 27 mijë shqiptarë. Nga këta bashkëkombës, mbi 9 mijë janë nga Kosova.                              

Pas përgatitjeve disa muajshe, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të veprimtarit të shquar Petrit Aliaj, nga Durrësi, i cili ka mbështetur në forma të ndryshme luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brescia këto ditë është mbajtur Kuendi themelues i Degës së Lobit Euro Atlantik Shqiptar për Itali. Përveç bashkëkombasëve tanë që jetojnë në këtë provincë italiane, në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kryesisë qendrore të këtij lobi: Kryetari Shukri Ymeri, Musa Tolaj dhe Feride Shala.

Në këtë kuvend, merrnin pjesë shumë aktivistë nga shoqata “Drita”, “Interaction”, “Shqiponja”, “Rinia”, Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali e mësues të shkollave shqipe, përfaqësues e drejtues organizatash vullnetare social – kulturore nga provinca të ndryshme të Italisë: nga Novara,Trento, Monza e Brianza, Bergamo, Milano, Verona, Picenza, Breshcia dhe provinca tjera.

Në hapjen e këtij kuvendi, pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar, Shukri Ymeri. Ai me këtë rast  u përqendrua në pasqyrimin e gjithanshëm të veprimtarisë së deritashme të këtij  Lobi, sidomos të aktivistëve të shumtë të tij në shumë vende euro-perëndimore. Ai e quajti këtë si ndër projektet më madhore të kombit shqiptar në diasporë. Ymeri ftoi të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali dhe kudo në botë që ti bashkëngjiten Lobit Euroatlantik Shqiptar për të kontribuar në zhvillimin më dinamik të atdheut në të gjitha segmentet.

Me këtë rast, fjalën e morën edhe pjesëmarrës të shumtë të këtij Kuvendi themelues:  Erio Korani, president  i Organizatës Ndërkombëtare “Rinia“ dhe sekretar i Federatës Kombëtare të shoqatave Shqiptare në Itali, Sherif Nuredini, president i Shoqatës “Shqiponja”,  Lumturie  Plaku, shkrimtare dhe poete, zëvendës presidente  e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve në  Itali, Marsela Koçi, gazetare nga Milano, doktor Ramazan Baja e veprimtarë të tjerë.

Ata vlerësuan lartë iniciativën për bashkëpunim në plan mbarëkombëtar  të ndërmarrë nga Lobi Euroatlantik Shqiptar me seli në Lorah të Gjermanisë.                    Me këtë rast presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali Skënder Lazaj vlerësoi përpjekjet e drejtuesve të Lobit Euroatlantik Atlantik Shqiptar për  bashkimin e mërgatës shqiptare, angazhimin për realizimin e projekteve të ndryshme të cilat i përgjigjen interesave mbarë kombëtare shqiptare.

Ndër të tjera Skënder Lazaj informoi për nismën që Lidhja që ai drejton në bashkëpunim me të gjitha asociacionet shqiptare, e njëkohësisht edhe me Lobin Euroatlantik Shqiptar për mbajtjen e një Konference për problemet e gjuhës shqipe. Në të do të ftohen mësues, drejtues shkollash dhe shoqatash të ndryshme në Itali e të ftuar të tjerë, si edhe përfaqësues nga komuniteti Arbresh, zyrtarë dhe  ekspertë nga Shqipëria, Kosova e përfaqësues të katedrave të gjuhës shqipe në Itali, përfaqësues nga shkollat shqipe në Kroaci, në Slloveni,  Gjermani, Zvicër e Greqi.

Me këtë rast pjesëmarrësit e këtij tubimi i përshëndetën edhe Musa Tolaj dhe zonja Feride Shala, anëtarë të Kryesisë qendrore të Lobit.                                            Në vijim, Petrit Aliaj, lexoi emrat e atyre që u zgjodhën në mënyrë demokratike dhe do të drejtojnë Degën e Lobit Euroatlantik Shqiptar në Itali: Alketa Delishaj, u zgjodh kryetare, ndërsa  nënkryetare Marsela Koçi,  sekretar Petrit Aliaj dhe arkatare Trandafile Molla.  Anëtarë të Kryesisë së Degës së Lobit u zgjodhën Julian Xhahysa, Gjergj Harka dhe Fabiola Salia.

Kryetarja e porsazgjedhur Alketa Delishaj, falënderoi pjesëmarrësit për besimin e dhënë në drejtimin e kësaj dege gjatë periudhës së ardhshme 4 vjeçare.

Në pjesën përmbyllëse të Kuvendit, Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar Shukri Ymeri iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve të Kuvendit, të cilat kishin karakter informimi  e shtrirje në funksion të aktivitetit  që përcakton Statuti dhe Programi i Lobit Euro Atlantik Shqiptar, si dy bazamente kryesore e të pandara në zhvillimet e veprimtarisë mbarë kombëtare shqiptare dhe jashtë ndikimeve partiake e fetare. Ai u fokusua në rëndësinë e unifikimit të të gjitha potencialeve të mërgatës shqiptare në botë në funksion të ndërtimit të ardhmes më të ndritshme të kombit shqiptar.

(LEASH)                                                                 

Read More