Delagacioni i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar ka përmbyllur vizitën e tyre të suksesshme disa ditore në Kosovë, ku po qëndronin për një vizitë zyrtare me qëllim të prezantimit të Platformës dhe mundësive të mëdha që ofron kjo platform për Mërgatën Shqiptare dhe orjentimin e saj për të ndihmuar Shtetet tona dhe istitucionet e tyre në shumë fusha të ndryshme përmes projekteve konkrete.

Delegacioni i LEASH-it ka zhvilluar vizitat e saj duke vendosur kurora lulesh në Memorialin e Dëshmorëve në Prekaz , Gllogjan dhe Reçak , tek varri i ish Presidentit Rugova, dhe janë takuar me Familjet Haradinaj dhe Rugova.

Delegacioni i LEASH-it ka zhvilluar takime të rendesishme me kreun e Odes Ekonomike të Kosovës z.Gërgjaliu ,
me ministrin e Diasporës z.Murati ,me dyja këto u krijuan mundësi të reja të bashkëpunimit ndërsa me Oden Ekonomike të Kosovës u vëndos të baskpunohët përmes një Memorandumi.

Lobistët vizituan gjithashtu edhe dy institucione të ndieshme shoqërore në Kosovë Shtëpinë e përsonave të moshuar , Kompleksin SOS Fshatrat e fëmijeve në Prishtinë .

Dy ktyre institucioneve ju ofrua një ndihm simbolike ku Delegacioni u njoftuan me nevojat e tyre për te cilat shpejt do të interesohën ti mbulojnë .

Delegacioni ka qenë i ftuar në Radio Kosova, Rtk-ja dhe gazetarë të tjerë dhe është përcjellur nga Mediat vëndore gjatë gjithë kohës .

Vizita zyrtare e Delegacionit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Kosovë është vetëm hapi i parë i kësaj organizate në shërbim të Mëgatës dhe atdheut tonë.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar